Një natë nëna ime po përgatiste darkën pas një dite të vështirë pune. Ajo vendosi një pjatë me vezë, sallatë dhe tost të djegur para babait tim.
Menjëherë vura re tostin e djegur dhe po prisja nëse ai do të ankohej, por babai im filloi të hante duke buzëqeshur dhe më pyeti se si e kalova ditën në shkollë.
Nëna ime i kërkoi ndjesë babait tim për tostin e djegur. Kurrë nuk do ta harroj përgjigjen e tij: “Zemër, mua më pëlqeu tosti!”
Më vonë, kur shkova në shtrat dhe babai erdhi të më puthte, e pyeta nëse i pëlqeu vërtet tosti i djegur.
Ai më përqafoi dhe më tha:
“Nëna jote ka kaluar një ditë të vështirë dhe ajo është vërtet e lodhur. Ajo është përpjekur që ta përgatisë darkën për ne. Pse ta fajësoj dhe ta lëndoj atë? Tosti i djegur nuk dëmton askënd, por fjalët mund të jenë shumë të dhimbshme”.
Në raste të tilla duhet të jemi në gjendje të vlerësojmë atë që të tjerët bëjnë për ne, edhe nëse nuk është e përsosur, sepse me rëndësi është qëllimi për të bërë mirë.
Anila Kalleshi