BLETA


Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekologjisë

Trupi i bletës është i ndërutar në tri segmente te ndarë në: kokë, krahërorë dhe bark. Trupi është i mbeshtjellë me një shtresë te fortë kitinore e cila paraqet skeletin e jashtëm që mbronë pjeset e buta te organeve te brendshme. Koka është e përbërë prej 6 segmenteve te shtrirë njeri në tjetrin, mirëpo te mëma (ama), bletët punëtore dhe meshkujt (brumbujt) ndryshon. Te mëma dhe meshkujt koka ka formë te rrumbullakët, ndërsa te bletët punëtore ka formë te trekëndeshit. Në kokë dallojmë këto pjesë: një palë antena, një palë sy te përbërë, tre sy te thjeshtë dha aparati gojorë.
Familja e bletës paraqet terësinë biologjike te përbërë prej një mëme, qinda mijëra bletë punëtore dhe meshkujt me pak. Mëma dhe bletët punëtore janë anëtarë te përhershëm te familje, ndërsa meshkujt (brumbujt) janë anëtarë te përkohshëm (janë prezent gjatë sezonës se leshimit dhe shumimit). Çdo anëtarë i kësaj bashkësie kryen punën e vet pa penguar tjetrin.
Allahu në Kuran thotë: Dhe Zoti yt frymëzoj bletën duke i thënë: “Ndërtoji shtepitë tuaja në male, në pem dhe ndertimet e njerzve (koshere)
En-Nahel Bleta (68).


Mëma (ama)
Mëma dhe bletet punëtore zhvillohen nga vezet e fekonduara, në formimin e mëmës ndikon te ushqyerit hormonal (larva ushqehet me qumësht mëmash). Mëma është e vetmja femër e zhvilluar në familjen e bletës e aftë për ti mbarësuar me meshkujt dhe te pjellë vezë te fekonduara nga te cilat zhvillohen bletët punëtore dhe vezet e pafekonduar nga to zhvillohen meshkujt. Mëma ka rolin kryesorë në punën normale në familjen e bletëve. Prezenca e saj ndihet nga fenomeni i aromës që prodhon ajo, këtë aromë bletët e marrin duke e prekur atë pastaj e shpendajnë nëpër zgjua. Kur ky fenomen është në sasi te mjaftueshme bletët nuk durojnë tjetër mëmë, mungesa e këtij fenomeni në zgjua nxit instiktin për formimin e amsorve të rinjë.
Mëma dallon nga bletët punëtore si nga pamja morfologjike poashu edhe nga ndertimi anatomik i organeve te brendshme. 
Foto

Bletët punëtore 
Janë individ që zhvillohen nga vezet e fekonduara si mëma pra janë femra, por me organe te pazhvilluara femrore dhe te paafta për t’u fekonduar. Bletët punëtore janë individet me te imet në familjen e bletës, por me numër me te madh. Bletët punëtore pastrojnë vetën, qelizat e hojeve dhe pjesën e brendshme te zgjoit, ushqejnë larvat me te vjetra me perzirje te mjaltit, polenit dhe ujit. Ato konsumojnë sasi te madhe te polenit i cili është i pasur me albumina ku zhvillohen gjendrrat hypofaringiale dhe mandibullare ne te cilat zhvillohet qumështi i mëmave. Bletët punëtore pranojnë nektarin dhe polenin nga bletët e fushes e përpunojnë dhe e deponojnë në hoje, përgadisin bukën e bletës, bëjnë ventillimin e zgjoit. Bletët punëtore në gjendrrat e tyre grumbullojnë sasi te mjaftueshme te helmit i cili ju shërben për te mbrojnë zgjoin në rast nevoje. Roja në derë është kontakti i parë me ambientin e jashtëm pas 20 ditëve jetë brenda në koshere ato bëjnë fluturimin e parë. Largësia e fluturimit te bletëve mund te arrijë 5 km. Bletët e reja kanë ngjyrë te qelët gjatë punës se tyre vjen deri te humbja e qimeve pastaj kitina bëhet e lëmuar dhe ka ngjyrë te zezë.

Meshkujt (brumbujt)
Për dallim nga mëma dhe bletët punëtore, meshkujt nuk janë anëtarë te perhershëm te familjes se bletës. Prania më e madhe e tyre është ne pranverë dhe gjatë instiktit te shumimit. Numri i meshkujve në koshere sillet 1% në krahasim me bletët punëtore. Meshkujt zhvillohen nga vezet e pafekonduara pra zhvillimi i tyre është me partenogjenezës.

Aktiviteti jetësorë i bletës zhvillohet në ambient te mbyllur dhe te errët që i mbronë nga faktorët e ambientit të jashtëm: shiu, bora, erërat e forta, temperturat e larta etj. Keto ambinte ato i gjejnë në zgarvat e drunjëve, çara shkëmbore etj.në këto vende ato ndertojnë qerdhën e cila përbëhet nga hojet vertikale dhe paralele te nderturara nga dylli material te cilin vet e prodhojnë nga gjendrrat dyllore.

Ushqimi i bletëve mjaltore
Ushqimi i bletëve është specifik i përbërë nga hidratet e karbonit, albuminat, yndyrnat, kriprat minerale, vitaminat dhe uji.
Nektari- është lëng i ëmbel që prodhohet në gjendrrat e nektarit në lule. Ky lëng përmban sheqer (sakarozë, fruktozë dhe glukozë), ujë, sasi te vogla te lipideve dhe kriprave minerale. Shënderrimi i nektarin në mjaltë fillon në lukthin mjaltorë te bletës se fushës ku nën ndikimin e enzimit invertaz shqernat e përbëra kthehen në sheqerna te thjeshta glukozë dhe fruktozë dhe bëhet zvogëlimi i ujit në te. Si rezultat i perpunimit te nektarit fitohet mjalti.
Poleni – Bletët polenin e përpunojnë në “bukë bletë” te cilat e deponojnë në qelizat e hojeve. Kjo buk përgaditet me acid laktik i cili pengon prishjen e saj.

Allahu në Kur’an thotë: Pastaj hani nga çdo lloj fruti dhe ndiqni rrugët që Zoti i juaj ua bëri te lehtë për ju“. Kështu praj barkut të saj del lëng me ngjyra te larmishme në te cilin ka ilaq e sherim për njerzit. Me te vërtetë këtu ka ilaq për popullin që mendon.

MJALTI
Mjalti është masë gjysëm e lënget me shije te ëmbel, ku bletët e krijojnë nga nektari i thithur prej luleve. Bletët janë te vetmet organizma edhe pse në zgjue kanë rezerva ushqimore te mjaftueshme, ky ushqim është specifik dhe nuk prishet kurrë.

Përbërja kimike e mjaltit 
Mjalti përbëhet nga sherqernat 76%, ujë18%, marerje te tjera 6%, ujë 18%. Në sasi te vogla uji përmbanë një numër te madh e acideve organike, për te konzervuar perdorin acid formik. Në mjaltë gjendet edhe acidi oksalik, acidi i limonit, acidi laktik dhe disa acide yndyrore. Mjalti përmbanë elementet e nevojshme për organizmin si: kalium, naterium, kalcium, fosfor, magnez, hekur etj.
Proteinat – në mjaltë ka rreth 1.67% proteinë te cilat përbëhen nga albuminat, globulinat, peptonet dhe rreth 20 aminoacide.
Enzimet – në mjaltë ndodhet: invertaza, amilaza, katalaza, glukooksidaza, fosfataza etj.
Ngjyra e mjaltit – ngjyra e mjaltit varet nga ngjyra e materjeve që përmbanë nektari. Mjalti mund te jetë i pangjyrë, ngjyrë te verdhë te qelur, ngjyrë te verdhë te mbyllët, te kuqe, te kaftë dhe te zezë.
Aroma e mjaltit – aroma e mjaltit është e ndryshme dhe kjo i dallon me këtë karakteristikë p.sh bagrenit (akacias), lulediellit, gështenjës, blirit, pishës etj etj.
Shija – mjalti ka shije te ëmbel dhe është shumë i shijshëm, kombinimi i aromës, sheqernave dhe acideve organike mjaltit i jepin një shije specifike te ëmbel. Mjalti është më pak i ëmbel se sheqeri konsumues.
Kristalizimi – është një cilësi fizike natyrore e mjaltit i cili me këtë proces përgaditet për qendrueshmëri.
Propolisi – Propolisi është një përzirje e nderlikuar e rrëshirës se bimëve, dyllit dhe vajrave eterike, sekrecioneve te gjendrrave pshtymore te bletëve. Rreshirën bletët e mbledhin nga sythet me anë te aparatit gojorë e përpunojnë atë dhe e grumbullojnë në shportëzat e pasme te këmbeve. Propolisin bletët e krijojnë kah fundi i verës dhe në vjeshtës. Propolosi ka zënë vend të rëndesishëm në industrinë farmaceutike. Bletët propolisin e përdorin për lyrjen, dezinfektimin e hojave, mbylljen e vrimave nëpër zgjua, mbytje e insekteve dhe kundër organizmave patogjen. /Familjadheshendeti.com