Çaji kamomile dhe efektet e mahnitshme në organizmin tonë

Matricaria recutita L- Kamomili
Familja Asteraceae- Kompozite

Kamomili është bimë barishtore njëvjeçare rritet 10-60 cm e lartë me rrënjë të holla të degëzuara. Gjethet janë të ngushta 2-3 herë të ndara pendore. E tërë bima ka aromë të mrekullueshme.
Materiet aktive (vepruese)- vajëra eterike me ngjyrë të kaltër, perfitohet nga lulet e kamomilit me anë të destilimit me avull uji-kamazuleni.
(Chamomillace) glikozide, flavonoide, derivatet e kumarit, kolin dhe pak jargë.

Perdorimi- Lulet e kamomilit kanë përdorim të jashtëm dhe të brendshëm të cilat kanë veprim antiflagjistik të pezmatimet e plagëve të ulçeres për shperlarjen e gojës. Ka veprim spazmolitik në stomak dhe zorrë.

Çaji i kamomilit ka perdorim të gjerë kundër stresit dhe shqetësimeve të lehta nervore, ankthit, kunder irritimeve në lukth, lehtëson dhimbjet e kokës, ndihmon tretjen e ushqimit, përdoret kunder diarresë dhe kolesterolit të keq, ulë tensionin e lartë të gjakut.
Kamomili është antiinflamator duke qetësuar dhimbjet reumatike dhe arterieve. Me lehtësi mund t’i trajtojmë edhe skuqjet e alergjive, sheron infeksionet e gojës duke e shperlarë gojën disa herë në ditë etj.
Lulet e kamomiles mund t’i mbledhni pa ndonjë mundim të madh duke bërë një shetitje në natyrë dhe t’i thani ato (jo drejtpërdrejtë në diell por në dritë difuze), pastaj i ruani në kavanoze qelqi dhe mund ta perdorni si çaj ka shije dhe efekte të mrekullueshme.


Nga: Mr. sc i Ekologjisë Florina Lladrovci