Çfarë dua unë për veten?


Vetëm qetësi, asgjë më shumë.
Nuk më bëhet vonë për jetën e mirë, rrobat e bukura. Jo, nuk është kjo ajo që më bën të lumtur.
Unë jam një nga ata njerëz që janë të lumtur me pak.
Vetëm duhet të kem pranë njerëzit që dua.
Të shikoj në fytyrat e tyre gëzimin, qetësinë.
Kam nevojë për një filxhan kafe të nxehtë në mëngjes, për të qeshur, vetëm për një shetitje.
Gjithçka që më duhet është vlerësimi dhe dashuria e njerëzve që janë në zemrën time.
Madhështia nuk është për mua, unë jam një njeri i thjeshtë.
Madhështinë e lë tek ata që jetojnë në siperfaqe.
Unë jetoj me emocione…!
Eleni Kotelli