Brikena Krasniqi Hoti- Specialiste e Psikologjsë Klinike dhe Psikoterapisë
Zemërimi mund të jetë helmues dhe shkatërrues. Por në anën tjetër është një ndjenjë njerëzore dhe normale. Nuk mund t’i ikim gjithmonë kësaj ndjenje dhe nuk duhet t’i shmangemi kur në fakt ka shumë gjëra në jetë për të cilat edhe ia vlen të zemërohemi.
Mendoni për një kohë që keni ripërsëritur një incident pa pushim në mendjen tuaj. Ndoshta diçka ndodhi gjatë udhëtimit tuaj në mëngjes.
Jeni zemëruar me partnerin, e thirret nënën tuaj në telefon dhe nuk u lajmërua, miku juaj ju ftoi për të dalë në drekë dhe më pas harroi t’ju lajmëroj që vonohet, apo keni pasur një bisedë të tensionuar më shefin tuaj për një padrejtësi që ju është bërë? Epo si mund të mos jeni të zemëruar?
Gjëja më e zakonshme se si reagojmë kur jemi të zemëruar është ta ri përsërisim skenarin në mendje duke dashur të kuptojmë pse ndodhi, si ndodhi dhe sa e padrejtë ishte ajo që ndodhi. Ju ende po mendoni për këtë ndërsa përpiqeni të shkoni në gjumë. Nuk po ju le të qetë. Zemërimi po ju mban të mbërthyer dhe po ju ushqen ndjenja negative.
Ju jeni papritmas në mëshirën e një emocioni të fuqishëm dhe sa më shumë ta rimendoni, ky emocion fiton më shumë energji, sikur zjarrit që i hedh më shumë dru.
Çfarë mund të bëni ndryshe? Cila është mënyra më e shëndetshme për ta tejkaluar zemërimin?
Ideja është që të ndjeni zemërimin dhe ta lëni të shkojë. Mos e mohoni dhe mos e shmangni.
Vetëm kur e pranoni dhe e përjetoni ndjenjën si normale, atëherë ajo ndjenjë e humb fuqinë e saj. Dhe ju do ta keni më lehtë të ç’kapeni prej asaj ndjenje.
Ndani pak kohë për vete, merrni fryme thellë, përjetoni zemërimin, i thoni vetës “është normale kjo që po ndjejë”.
Mos vazhdoni të bëni gjërat e njëjta që ishit dukë bërë. Ndalni dhe reflektoni pak. Merreni vetëm më të mirë. Shkoni në një ambient vetëm dhe bërtisni nëse doni. Është krejt në rregull. Vetëm kështu kujdeseni për veten tuaj.
Gjithashtu mësoni ta shprehni atë në një mënyrë jo-destruktive: shkruani, meditoni, thërrisni dikë që të bisedoni, tërhiquni, lejeni dikë të qetë, pushoni pak në qetësi, etj. Dhe kështu zemërimin e lini anash. Kjo gjë nuk do t’ju ndalojë të zemëroheni, por kjo mund t’ju ndihmojë të përpunoni ndjenjat tuaj, dhe të ndaloni që ndjenjat negative si zemërimi t’ju dëmtojnë.
Nëse kjo duket e pamundur dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta mposhtni zemërimin tuaj, këshillohuni më një psikolog. Edhe një bisedë e vetme mund t’ju ndihmojë.
Psikologu mund të ndihmojë të eksploroni temat që ju ndalojnë ta përpunoni zemërimin dhe ta lëni atë të shkojë. A jeni i zemëruar kur ndiheni të keqkuptuar ose ndjeheni sikur të tjerët po përfitojnë nga ju? A reagoni me zemërim kur jeni të turpëruar apo kur ndiheni të paaftë? A ju ndodhë kjo vazhdimisht? Nëse nuk mund ta ndihmoni vetën, drejtohuni tek psikologu. Bëjeni këtë nder për veten tuaj. Kjo nuk është e turpshme assesi. Të kërkuarit për ndihmë profesionale, është shenja e parë e shëndetit të mendjes suaj. /Familjadheshendeti.com