Dr Arbrore Ulaj, Psikiatre për fëmijë
Situata në të cilën po kalojmë nuk është aspak e lehtë jo vetëm për neve të rriturit, e veçanërisht për fëmijët. Ata këtë kohë e kanë më të vështirë për arsye se ata janë mësuar me një ditë krejt ndryshe nga ajo që p e kalojne keto dite. Jane mesuar te shkojne ne kopshte ,ne shkolla,ne aktivitete sportive ,ne kurse te ndryshme e tani papritmas cdo gje ka ndryshuar.Andaj eshte shume e rendesishme se si te bisedojme me femijet kete periudhe dhe t’ua bejme me te lehte atyre qe t’i kalojne keto dite.
Se pari eshte shume e rendesishme te bisedoni me ta dhe t’ua shpjegoni se nje situate e tille eshte ne gjithe boten e jo vetem tek ne,se nuk dihet sa do zgjase por qe patjeter qe do te perfundoje.Pastaj duhet t’I tregoni se sa jane te rendesishme rekomandimet qe japin institucionet e vendit dhe ato boterore ,qe t’I pastrojne duart me shpesh dhe t’e mos dalin te luajne jashte shtepise dhe as me shoket e tyre qe I kane ne lagje sepse ne kete menyre e parandalojne perhapjen e virusit.D.m.th duhet te ipen instruksione te qarta dhe te sakta e jo t’iu ikim pyetjeve qe na bejne ata dhe t’i leme femijet te kete me shume frike per shkak te mosinformimit te drejte nga ana jone.
Meqe keni kohe te mjaftueshme te rrini me ta ,atehere shfrytezojeni kete ne menyre sa me konstruktive.Luani bashke me ta ndonje loje te preferuar te tyre si lojerat qe luhen brenda ne shtepi por nese keni oborr athere edhe me mire mund te luani futboll ose cfaredo loje qe ju dhe ata e luani me ,me deshire ,lexoni me ta librat qe atyre ju pelqejne me shume,vizatoni bashke ,shikojeni ndojne film qe keni bere plan me heret ta shikoni bashke por nuk keni pasur kohe ta beni ate ,ose thjesht vetem uluni dhe bisedoni me ta per gjerat qe ata i pelqejne ose per shqetesimet qe ata mund te kene.Eshte e rendesishme qe ne edhe nese kemi frike te perpiqemi ta menaxhojme ate ,sepse do ta percjellim ate tek femijet edhe pse ne mundohemi ta fshehim ate ata do ta kuptojne.
Ju pershendes duke shpresuar qe kjo situate te kaloje sa me shpejt dhe me me pak pasoja dhe cdo gje t’i kthehet normalitetit sa me pare.