Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste
Mjedrat radhiten në listën e ushqimeve shumë të shëndetshme, ato përmbajnë shumë vlera ushqyese për fëmijët tuaj.
Mund ti jepen bebit që nga mosha 8 muajshe, fillimisht duhet testuar për reaksione alergjike.
Përveç shijes, vlerat e saj janë të shumta. Ka përmbajtje të lartë antioksidantësh dhe mbron organizmin nga veprimi i dëmshëm i radikaleve të lira. Një tjetër veti e tyre është nxitja e qarkullimit të gjakut dhe pastrimi i enëve e gjakut. Hulumtimet e fundit kanë vërtetuar se mjedra ka veprim antikancerogjen. Antioksidantët parandalojnë veprimet e dëmshme në qeliza të shkaktuara nga oksidimi.
Cilat elemente kimike i përmbajnë mjedrat?
Mjedrat kanë shumë pak kalori. Në pjesën më të madhe të përbërjes kanë ujë, karbohidrate dhe proteina.
Një kupë me mjedra (rreth 123 gramë) përmban 64 kalori, 1.5 gram proteinë, 0.8 gram yndyra dhe 15 gram karbohidrate (duke përfshirë 8 gram fibra dhe 5 gram sheqer). Mjedrat variojnë në ngjyra, ku secila prej tyre ka një përbërje unike të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Nga një kupë me mjedra ju siguroni 54 për qind të nevojave tuaja ditore për vitaminë C, 12 për qind për Vitaminën K, 6 për qind folat, 5 për qind të Vitaminës E, hekur dhe kalium dhe 41 për qind të nevojave ditore për manganez, gjithashtu dhe vitaminën B-6, kalcium, magnez, zink dhe bakër. Mjedrat përmbajnë dhe antioksiduesit alfa dhe beta-karoten dhe kolinë.
Si duhet të pastrohen mjedrat?
Fruta delikate si manaferrat, mjedrat, luleshtrydhet pasi kanë një lëkurë me pore më të ndjeshme, mjafton që gjatë pastrimit të lahen me ujë të bollshëm duke i shtuar pak lëng limoni në proporcion 9 me 1 ujë dhe lëng limoni.
Mjedrat si ushqim për bebe bluhen drejtpërdrejtë në blender./Familjadheshendeti.com