Çka është Kolesteroli i Lartë❓️


✅Kolesteroli është lipid ose lloj i yndyrës, i cili prodhohet në mëlçi. Ai ndihmon trupin të kryejë shumë funksione normale.
Në trup, kolesteroli formon lidhje kimike yndyrë-protein të quajtur lipoproteina.
Lipoproteinet janë grupuar si lipoproteine me densitet shumë të ulët (VLDL), lipoproteina me densitet të ulët (LDL), gjithashtu e njohur si “kolesteroli i keq”, dhe lipoproteina me densitet të lartë (HDL). HDL ose “kolesteroli i mirë”, ndihmon të largoj yndyrnat nga qarkullimi i gjakut, kështu nivelet e larta HDL janë më të mira.
VLDL dhe LDL mund të bllokojnë arteriet. Nivelet e larta të kolesterolit, LDL, dhe triglicerideve (substancat yndyrore) rrisin rrezikun për forcimin e arterieve (aterosklerozën) dhe sëmundjet e zemrës.

✅Cilat janë shkaqet dhe simptomet e Kolesterolit të Lartë?

Shkaqet e hiperlipidemisë përfshijnë rastet familjare, dieta me yndyrna –të larta, të qenët mbipeshë, sëmundje të caktuara duke përfshirë diabetin dhe disa barna.
Shumica e njerëzve nuk kanë asnjë simptom derisa enët e tyre të gjakut të mbyllen ose gati të bëhen bllokuara. Disa njerëz mund të kenë depozitime yndyrore të vogla nën lëkurë kur lipidet janë shumë të larta.

✅Si Diagnostikohet Kolesteroli i Lartë?

Maten nivelet e kolesterolit në gjak, HDL, LDL, dhe trigliceridet.

✅Si Trajtohet Kolesteroli i Lartë?
Dieta është mënyra më e mirë për të reduktuar nivelet e lipideve. Ndryshimet e stilit të jetuarit duhet të reduktojnë konsumin e yndyrnave ngopura në më pak se 7% të kalorive dhe kolesterolit në më pak se 200 mg / ditë.
Humbje peshe, ushtrime fizike, dhe shmangia e pirjes së duhanit janë gjithashtu të rëndësishme.
Barnat zvogëluese të yndyrnave përdoren kur dieta dhe ushtrimet fizike nuk mjaftojnë.

Dr. Amir Rexhepi Endokrinolog