ÇMALLJA ME MALËSORËT

Nga Rizah Reshani

Të premten zdirgjen me hejbe.
Mëlësorët në pazar.
Aromën e ugareve
ma sjellin në qytet
Me lugë druri, nallane,
bishtsopata,djepa
Me një copë Greiçeci, Llanishti, Budakove,
Devetaku, Jezerci, Rance,Topille, në xhepa.
Bajgat e kakërdhitë e bagëtive të vendlindjes.
Si çëndizma rrugëve,
shpirtin ma ndezin.
Mallin për ojnat e vashave
ma shuajnë.
Në veqe dikur kur gatitnin çejzin.

Opingat i kanë si rrudhat e Jetës.
Strajcat me lajthi, dardhat palloshke
Thanat e Grykës së Gjytetit.
Fjalët si puhiza e detit
Trup e tërthor e masin qytezën.
Klorofil i japin në çdo qoshe.
Kodra e pazarit
si amfiteatër i kolosëve
Vërrima e dhive, blegërima e deleve.
Hingëllima e kuajve, pëllitjet e lopëve.
Si uji i maleve më freskojnë diejve.

Tungjatëjeta gazetar, poet!
Më përshendesin
plisbardhët e sinqertë.
E, dredhim nga nje duhan
të sertë.
Flasim për politikë, dimrin në prak
që po na pret..
Mbi gjoksin e tyre kokën mbështes
ëndrrat ua shpalosi palë palë.
Mirë do të bëhet
o të dashurit e mi !
Gajret edhe pak !
Yni është ky fillimshekull.
Ky shekull i Ri. /Familjadheshendeti.com