Gjumi është pjesë e jetës tonë, kur flejmë mirë jemi plot energji si fëmijët ashtu edhe të rriturit, por kur flejmë keq dhe me pauza të një pas njëshme ose kemi shqetësime të ndryshme, ëndrra të frikshme, atëherë duhet të mendojmë për ndonjë çrregullim gjumi, që doemos duhet trajtuar. Shtrihemi por nuk flejmë, lodhemi por nuk flejmë, qëndrojmë gjatë, ushqehemi shëndetshëm por nuk flejmë, fëmijët luajnë, lodhen, ushqehen mirë, por nuk flejnë, diçka po ndodhë me trupin dhe mendjen tuaj. Kur jemi në gjumë, fillojmë me fazat e gjumit që janë: NREM (gjumi i ngadaltë i lëvizjes së syve) dhe REM (gjumi i shpejtë i lëvizjes së syve).
Gjumi është pushimi më i mirë i mundshëm për njeriun, është domosdoshmëri fizike dhe psiqike, muskujt forcohen, trupi mbushet me energji të mjaftueshme, ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit mendor, rrit vetëbesimin.
Kemi disa grupe të çrregullimit të gjumit:
- Pagjumësia si pasojë e çrregullimit (ku kemi lëvizje periodike të gjymtyrve p.sh këmbët e ftofta dhe të shqetësuara);
- Hipersomnia (si pasojë e çrregullimit të frymëmarrjes)
- Çrregullimi i gjumit kohë pas kohe (p.sh puna me ndrrime, shqetësime të tepërta);
- Parasominia (samnobulizem ose ecje në gjumë);
- Dysomnia, gjumi i shqetësuar p.sh tek fëmijët ndodhë si pasojë e problemeve në shkollë me bashkëmoshatarët ose probleme tjera në shkollë;
- Hipersomnia primare – përgjumje e tepruar ndodhë tek grupmoshat 15 dhe 30 vjeq;
- Narkolepsia, përgjumje gjatë ditës, çrregullim i shprehur tek adoleshenca
- Parasomnit(ankthet), ëndrrat e frikshme në gjumë etj.
Çfarë duhet të bëjmë për një gjumë të shëndetshëm? - Shkuarja në gjumë cdo ditë në të njejtën kohë, dhe zgjuarja duhet të jetë në të njejtën kohë;
- Duhet kufizuar kohën e kaluar në shtrat;
- Nëse nuk fleni brenda 20 minutave, zgjohu nga shtrati (lexo, shiko TV, qëndro në këmbë për disa minuta, derisa ndjen lodhje për gjumë);
- Gjumi i ditës mund të jetë në dëmin tuaj, nëse nuk punoni me ndrrime nate;
- Nëse bëni gjumë dite, maksimalisht duhet të bëni vetëm 30 minuta gjumë;
- Zgjedh një ambient të qetë dhe të përshtatshëm për të fjetur;
- Aktivitete fizike;
- Mos përdorni ushqim pas orës 19
Sa orë gjumë duhet bërë?
Bebet nga 0-3 muaj | 14 deri në 17 orë gjumë;
Bebet nga 4-11 muaj | 12 deri në 15 orë gjumë;
1 deri 2 vjet | 14 orë gjumë;
3 deri në 5 vjet | 10 deri në 13 orë gjumë;
6 deri në 13 vjet | 9 deri në 11 orë gjumë;
14 deri në 17 vjet | 8 deri në 10 orë gjumë;
18 deri në 25 vjet | 7 deri në 9 orë gjumë;
26 deri 64 vjeç | 7 deri në 9 orë gjumë;
dhe mbi 65 vjeç – 7 deri në 8 orë.
Egzistojnë metoda të ndryshme për menaxhimin e çrregullimit të gjumit, por mundohu ta bësh vetë duke larguar nga mendja veset e këqija.
Mr.sc Nexhmie Beshiri
Psikologe klinike/Psikoterapiste