Marrëdhënia midis një nëne dhe një fëmije është gjëja më e bukur në botë, andaj përjetësimi i kësaj lidhjeje nëpër fotografi është prej gjërave më të mrekullueshme që mund të ruaj një nënë për fëmijën e saj.
Fotografja Sujata Setia vendosi ta bënte pikërisht këtë, dhe arsyeja kryesore ishte se ajo ishte bërë nënë e një vajze jashtëzakonisht të ëmbël.
Ajo filloi të shëtisë nëpër botë dhe të fotografojë nëna me fëmijë, shpesh në mjedis natyror, dhe ajo që është veçanërisht e mrekullueshme në gjithë këtë histori është fakti se ajo kurrë nuk ka pasur nevojë të kërkojë prej tyre që të pozojnë.
Gjithë ajo që kishte kërkuar prej tyre ishte që të marrin fëmijën në krahë, dhe rezultatet flasin vetë! Impresive, apo jo?/FamiljadheShëndeti