Depresioni

Nga Psikologe Eliza Bublaku – Psikologe

 

Kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim interesin për jetën,kjo do të thotë se po kalojmë një gjendje depresioni.
DSM-III-R trajton dy crregullime bazë të gjendjes shpirtërore.Depresioni madhor që karakterizohet nga një gjendje e rënë shpirtërore dhe trishtim që shoqërohet me ndjenjën e fajita dhe të qenurit i pavlefshëm.Crregullimi bipolar ose depresioni maniak që karakterizohet prej kapërcimeve ekstreme nga depresioni i trishtuar në maninë e të qënurit i gëzuar. (Mania gjëndje tepër e eksituar,tepër aktive,jo realiste dhe optimiste)

 

Depresioni madhor

Një individ me depresion nuk mund të përshtatet me problemet e jetës.
Ai është zakonisht i trishtuar,e mundojnë mendimet,dhe ndjenja e fajita dhe e të qënurit të pavlefshëm.
Në formë të lehtë është normale që njerëzit të ndjehen depresivë,kur ata dështojnë në arritjen e një qëllimi,apo kur u vdes ndonjë i afërt.Një studim nga Vinokur 1985 vinte re se,njerëzit kalojnë në gjendje depressive kur ata kanë problem në punë,problem bashkëshortore,ose kur ndjehen të pazotë për dicka që duan të bëjnë.Nga disa kërkime rezulton se burrat bëhen më depresivë sesa gratë kur u vdes bashkeshortja(Stroebe..1983)
Depresioni i lehtë zakonisht zgjat jo shumë dhe pasohet nga përmirësimi.
Një problem më serioz është distimia,në të cilën personi kalon një gjëndje depressive shpirtërore në pjesën më të madhe të një intervali kohe të paktën dy vjecare.
Simptomat e distimisë përfshijnë një ndryshim të madh në shprehitë e të ngrënit dhe të fjeturit(humbja e oreksit ose mbingrënia,pagjumësia ose gjumi i tepërt.
Depresioni në distimi është i lehtë,krahasuar me depresionin madhor që është më i rëndë.

Simptomat e Depresionit madhor.Simptomat kryesore e të cilit është ajo e një gjendje shpirtërore(humori) të rënë dhe humbja e interest për aktivitete normale.Simptoma të tjera mund të përfshijnë prishjen e gjumit,rënien në peshë,këputjen,ndjenjën e fajita të kotë,paaftësinë për tu përqendruar,si dhe mendimet rreth vdekjes dhe vetëvrasjes.Këto simptoma shfaqen kreysisht për një përiudhë të paktën dy javore.
Depresioni madhor zakonisht fillon në moshën e pjekurisë së hershme,por një episode depresioni madhor mund të shfaqet në cdo moshë,përfshië edhe fëmijërinë.

Teoritë e Depresionit.Depresioni është një problem i zakonshëm i keqpërshtatjes dhe egzistojnë shume teori që përpiqen të shpjegojnë sesi ndodh ai.Beck 1976 është i mendimit se,kur një person zhytet në mendime negative për një kohë të gjatë,kjo mund të pasohet nga një ndjenjë zhvleftësuese për veten dhe nga depresioni.
Seligman 1975 thotë se,kur njerëzit zbulojnë se nuk kanë më kontroll mbi jetën e tyre nga pikëpamja shoqërore,ekonomike ose psikologjike,ata kanë prirjen të dorëzohen.
Teoricientë të tjerë spekullojnë duke thënë se depresioni është rezultat i uljes së mbështetjes shoqërore dhe aktivitet shoqëror (Heiby 1983) P.sh pas vdekjes së gruas,burri nuk ka më më mbështetjen dhe gëzimin intim të mëparshëm dhe njerëzit e tjerë nuk presin shumë prej tij.Shumë shpjet ai e mëson këtë rol të ri dhe vazhdon të mbetet depresiv.Roy 1985 vuri re se,fëmijët që humbasin një prind ka më shumë të ngjarë të kalojnë në gjendje depresive sesa të rriturit.Në përgjithësi cdo ngjarje e rëndësishme e jetës,e cila ul vetë-vlerësimin e një individi ose rrit shkallën e stresit mbi të mund të ndihmojë keqpërshtatjen.

 

Çrregullimi Bipolar

Çrregullimi Bipolar ose depresioni maniak,karakterizohet nga luhatje të skajshme dhe të paparashikuara të gjendjes shpirtërore:nga një eksitim i madh në një melankoli të skajshme.
Gjatë fazës maniake,pacienti mund të bëhet tej mase i eksituar,llfazan,mburravec,i papërmbajtur dhe ndoshta destuktiv.
Personi me crregullim biopolar bëhet aq i zymtë dhe përjeton ndjenja kaq të thella pavlefshmërie sa nuk do të hajë,fle me veshtërësi dhe nuk don të lëvizë.
Disa njerëz provojnë crregullim bipolar të quajtur Ciklotimia,që është një problem relativisht i rëndë e që lidhet me luhatjet e gjendjes shpirtërore nga episodi hipomaniak tek depresioni.
Një episode hipomaniak karakterizohet nga një gjendje shpirtërore e përmisuar ose që irritohet shpejt,por nuk është aq serioze sa të shkaktojë ndërprerje të dukshme të funksionit normal./Familjadheshendeti.com