Në përgjithësi mendohet se njerëzit qe janë në depresion duken te pikëlluar, të zymtë, janë të izoluar, qajnë vazhdimisht, nuk kujdesen ose nuk e mirëmbajnë sa duhet veten.
Në fakt depresioni mund të jetë një ndjenjë e vazhdueshëm e të qenit i/e “mpirë” emocionalisht, (nder të tjera, si dhe ato që u përmendën më lartë) ku zgjohesh në mëngjes vetëm për të shkuar në shtrat përsëri.
Por shpeshherë ata qe vuajnë nga depresioni duken të lumtur nga jashtë, madje edhe kanë arritje të mëdha në jetë, por brenda ndihen bosh dhe tej mase të vetmuar.
Shpeshherë, vuajtja që ndjehet, fshihet pas buzëqeshjes. Jini vigjilent ndaj të afërmeve dhe miqve tuaj, dhe mos ngurroni t’i pyesni nëse janë mirë apo kanë nevojë për ndihmë! Mos harroni se depresioni është i trajtueshëm. Përkrahja që ju mund t’ua ofroni atyre që vuajnë, i rrit dukshëm gjasat qe depresioni të tejkalohet./FamiljadheShëndeti
—–
Brikena Krasniqi Hoti-Specialiste e Psikologjisë Klinike