Sipas studimeve të fundit depresioni prek 1 në 20 fëmijë. Është e rëndësishme të bëhet dallimi kur një fëmijë është i pakënaqur dhe kur është në depresion. Trishtimi normal vjen e shkon ndërsa depresioni klinik është i pranishëm kur e vëreni se fëmija juaj ndjenë nervozizëm dhe mungesë interesi për të marrë pjesë në aktivitete të caktuara.
Disa ndryshime të mëdha që mund të ndodhin në shtëpi të tilla si vdekja në familje, divorci, zhvendosja mund të çojë në ndryshime të rëndësishme tek fëmijët.
Është normale që të shqetësoheni nëse fëmija juaj nuk ka mik të ngushtë ose mike veçanërisht nëse është në klasë të pare, kur është mosha që fëmija duhet të ketë një mik të preferuar.
Simptomat që e karakterizojnë depresionin tek fëmijët dhe adoleshentët janë këto:
– Dhimbje koke të shpeshta, dhimbje barku dhe lodhje;
– Nuk tregojnë interes për të marrë pjesë në ngjarjet dhe organizimet e shkollës;
– Sulmet, britmat, pakënaqësitë e vazhdueshme ose nervozizmi;
– Mungesa e interesit në lojë me miqtë;
– Vështirësitë në komunikimin me fëmijët e tjerë;
– Ndjeshmëria e tepërt dhe frika e dështimit.
Prindërit kanë përgjegjësinë më të madhe. Ata duhet të zbulojnë shkaqet dhe të kërkojnë për të eliminuar ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Prindërit duhet vazhdimisht të flasin me fëmijën dhe t’i kushtojnë kohë të mjaftueshme.
Dallimi kryesor në mes të depresionit tek të rriturit dhe fëmijët është se fëmijët ndjehen të trishtuar e të rriturit nervoz. Fëmijët që vuajnë nga depresioni nuk duhet të tregojnë vetëm shenja të pikëllimit. Më shpesh ata janë lehtësisht të mërzitur dhe nuk kanë asnjë kontroll mbi sjelljen e tyre.
Diagnoza e hershme dhe trajtimi është shumë i rëndësishëm
Depresioni kronik mund të ndryshojë strukturën e trurit. Studimet kanë treguar se depresioni kronik mund të zvogëlojë hipotampus, pjesë e trurit që ndihmon në rregullimin e emocioneve. Depresioni pastaj shkakton problem të mëvonshme siç janë alkooli dhe droga dhe në rastet më të këqija mund të rrisë rrezikun e mendimeve për vetëvrasje.
Përgatiti: Venera Sylejmani Ahmedi/FamiljadheShëndeti