DHIMBJET E NYJEVE GJATË KOHËS SË FTOHTË DHE MË SHI!

Nga Dr. Fidan S. Berisha – Reumatolog

Artriti mund të prekë njerëzit gjatë gjithë vitit, por muajt e dimrit dhe më lagështi mund të bëjnë më të vështirë menaxhimin e këtyre simptomave. Moti i ftohtë dhe i lagësht ndikon tek ata që jetojnë me artrit pasi klima mund të shkaktojë rritjen e dhimbjeve në nyje ndërsa ndryshimet ne ndjesin e dhimbjes se nyjeve gjithashtu ndodhin për arsye të mungeses së rregullt të stervitjeve.

Shumë persona që vuajn nga artriti pohojnë se mund të parashikojnë reshjet e shiut për shkak të nivelit të dhimbjes në nyjet e tyre.

Një studim i kryer në SHBA shpjegon pse?.
Studimi u fokusua tek pacientët me dhimbje kronike, duke analizuar nëse individët ndjejnë një shtim të dhimbjes kur ndodhin ndryshimet e motit.
“67.9% e njerëzve të anketuar u përgjigjën se ishin të sigurt se ndryshimet e motit kishin ndikim në dhimbjet e tyre. Shumica e pacientëve raportuan se ata mund të ndjejnë një ndryshim në dhimbjen e tyre para se shiu apo moti i ftohtë të vie”, (ky studim është bërë në shkollen e Mjekësisë të Harvardit dhe në Qendrën e Menaxhimit të dhimbjes në Brigam dhe Spitalin e Grave, Chestnut Hill).
Në këtë stubim u zbulua megjithatë se faktori që mund të jetë përgjegjës për rritjen e dhimbjes nuk është bora, të ftohtit apo shiu, por në të vërtetë, një ndryshim në presionin barometrik. Presioni barometrik (presioni atmosferik) është forca e ushtruar mbi sipërfaqe nga pesha e atmosferës në çdo pikë të dhënë. Ndersa dhimbja ne kete rast, vazhdon si një sistem stuhie të zhvillohet deri sa presioni barometrik fillon të bjerë.
Studimi shpjegon ndikimin e presionit barometrik në trup nëpërmjet një prove të kryer me një tullumbace. “Kur një tullumbace është e fryrë, ajo ka presionin maksimal brenda dhe jashtë. Presioni i lartë barometrik që shtyn kundër trupit nga jashtë i mban indet që të mos zgjerohen(apo kunder veprojnë)”. Ndërsa presioni barometrik bie, indet në trup mund të zgjerohen(veprojne ne drejtim te presionit me te ulet). Ndërsa indet zgjerohen, ata vënë më shumë presion mbi nervat që kontrollojnë sinjalet e dhimbjes.

Pra, çfarë duhet të bëjmë për të parandaluar dhimbjet në nyje?

Gjërsa veshja me rroba të ngrohta është çelësi. Duke i kushtuar vëmendje të veçantë kokës, duarve dhe këmbëve, pasi shumica e nxehtësisë humbet nga gjymtyrët e trupit.

Disa këshilla të dobishme për veshjen e dimrit përfshijnë:

  • Vishni rroba të lirshme kur dilni jashtë. Rrobat e lirshme e mbajne te kurthuar te nxehtit e liruar nga trupi në mënyrë që t’ju mbajnë të ngrohtë.
  • Vishni dorashka për të mbrojtur duart tuaja.
  • Vishni një kapelë për të mbrojtur kokën tuaj.
  • Vishni një shallë për të mbrojtur qafën tuaj.
  • Vishni çorape dhe çizme të papërshkueshëm nga uji për të shmangur iritimin apo lagëjen e këmbeve tuaja

Moti i ftohtë dhe me shi gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime në planet ushtrimore të njerëzve. Ne kemi një instinkt gjatë dimrit te dembelavemi; megjithatë, mungesa e aktivitetit fizik do të bëjë që nyjet të ngurtësohen. Ushtrimet lehtësojnë dhimbjet e artritit. Shtojnë forcën dhe fleksibilitetin, ulin dhimbjen në nyje dhe ndihmojnë në luftimin e lodhjes.

Për të menaxhuar dhimbjet e nyjeve gjatë muajve të ftoftë, individët duhet të planifikojnë aktivitete fizike që janë të lehta për t’u bërë gjatë dimrit, si:

  • Ecja në ambiente të mbyllura, si psh. bie fjala përreth qendrave tregtare
  • Punët e shtëpisë, si pluhurat
  • Luajtja me fëmijët
  • Notimi në ambiente të mbyllura, të tilla ushtrime si hidroterapia
  • Marrja e një ore mesimi gjimnastike ose yoga
  • Dëgjimi i muzikës dhe vallëzimi
  • Përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit
  • Nxehja ose ushtrimi i lehtë gjatë shikimit të televizorit
  • Ushtrimet nuk duhet të jetnë të mërzitshtme, thjeshtë mjafton çdo gjë që ju mban në lëvizje!

Pra, kur nyjet tuaja fillojnë të paralajmërojnë për motin e keq qe do vie ne ditet ne vijim, planifikoni një rutinë të ngrohtë të stërvitjeve brenda shtëpisë, ipni perparesi veshjeve tuaj të rehatshme dhe te ngrohta ose rezervoni vetes një pushim dy mujor në një destinacion të ngrohtë! /Familjadheshendeti.com