Dhuna dallon prej dhunës

DHUNA

Dhuna në familje, dhuna në punë, dhuna në qerdhe, dhuna në shkolla, dhuna në rrugë, dhuna tek fëmijët, dhuna në institucione, a kemi njohuri për dicka tjetër më shumë se për dhunën, kam bindjen sikur sa më shumë që po flasim kundër dhunës, po nxitemi të ushtrojmë dhunë ndaj njëri tjetrit. Flasim kundër dhunës në kohën e luftës, flasim kundër dhunës në një kohë të vetëquajtur demokratike, harrojmë që dhuna tek ne është ushtruar prej të parëve tanë e tutje. Mitet e ndryshme për dhunën nga doket dhe zakonat e ndryshme, janë të dëmshme nëse shikohen nga këndi real.

Dhuna dallon prej dhunës, mund të jetë:

  • psikologjike,
  • fizike,
  • sociale,
  • seksuale,
  • ekonomike.

Në cdo familje ku ka varfëri, pasuri të tepërt, sqarime të mangëta, pakënaqësi me vetëveten, komplekset individuale, destruktivët individual, diktatura e fëmijëris gjatë zhvillimit, vëzhgimi i një dhune në distancë, lojrat përmes të cilave fëmiju ushtron forcën fizike (prindërit ose kujdestarët e fëmijut dortrokasin), vajzave që në mosha të hershme ju imponohet se rriten për një martesë, djemëve se duhet të jenë pushtetarë etj. Të gjitha këto kanë tendenca për dhunë brenda ose jashtë familjes.

Të gjithë jemi përgjegjës ti kundërvihemi dhunës, të gjithë pa dalim duhet luftuar kundër dhunuesit/es, duhet të trajtohen personat me çrregullime qofshin neurotike apo psikotike që ushtrojnë dhunë pavarësisht grupmoshave, gjinisë, racës, orientimit seksual apo bindjeve.

Dhunuesi ka bindjen e “fituesit” gjatë dhunës, për dallim nga viktima qe i duket “humbës”, por është e kundërta. Askush nuk meriton të abuzohet. Abuzuesi sheh fajin tek viktima. Viktima ndihet e stigmatizuar. Frika nga abuzuesi, viktima hesht. Përkrahja e mangët e familjes ose shoqërisë, dhuna rrin nën hije.

Sikur ta zavendësonim fjalën DHUNË me fjalën LUMTURI!

Mr.Sc. Nexhmie Beshiri
Psikologe klinike/psikoterapiste