Çdo ditë na trondit nga një lajm për grupmosha të ndryshme, për dhunën e ushtruar pa dallim moshe dhe gjinie, pa u kursyer as fëmijët në vendin tonë. Njerëzit e marin çdo gjë që ju ofrohet, vetëm të jetë ‘dicka’, po qe lajm bombastik e marrim me shumë vëmendje e dëshirë, paragjykimet pastaj mbeten në vazhdim, secili e dëgjon dhe shikon nga këndi i tij/saj, e për interpretim të lajmit presim informacione nga të gjithë nga pak. Për të gjykuar dhe akuzuar moshat fëminore duhet të njohim fazat e zhvillimit të fëmijëve, duhet të dimë përkujdesjen e kujt e kanë fëmijët që janë të prirur për akte dhune, për vese të këqija, janë instiktet ato që na nxisin për veprim. Përceptimi viziv në teknologjinë moderne pa u monitoruar nga prindi apo kujdestari për fëmijët e moshave prej 3 deri në 15 vjet, mund të jetë skandaloz. Fëmijërija nuk përcaktohet njejtë në të gjitha vendet e botës, përcaktohet në bazë të kulturave gjatë gjithë historisë njerzore. Miliona fëmijë janë skllevër të punës, janë të trafikuar, janë të korruptuar, të abuzuar fizikisht, psiqikisht, seksualisht, e tërë kjo në një botë moderne. A keni dëgjuar fëmijët se çfarë muzike dëgjojnë, çfarë filma shikojnë, çfarë ju le përshtypje më shumë, me kë shoqërohen, si është veshja e tyre krahas moshës, sa janë të kyqur në familje kur diskutohet për të rritur etj. E gjithë kjo ndodhë sepse ne duam ti shohim fëmijët e vegjël të rritur. Të gjithë fëmijët në fazën e pubertetit nga mosha 10 vjet fillojnë të ndërtojnë një dëshirë seksuale, është turpi nga prindët, nëse fëmiju nuk shprehet lirshëm, por këtë liri do ta gjejë dhe shpreh tek moshatarët e tij/saj, prandaj edukimi seksual është obligativ nga familjarët dhe në shkolla.
Cili është shpjegimi që një adoleshent 11 ose 12 vjet të bëjë diçka të tmerrshme me një vajzë në fazën e zhvillimit 6 ose 7 vjet. Faza operacionale është faza e cila fillon në moshën shtatë vjet dhe zgjatë deri në moshë njëmbëdhjetë vjet, këta fëmijë të kësaj moshe mendojnë logjikisht. Fëmijët e moshës 6-8 vjet kanë rritje fizike intensive, nevoja për t’u përshtatur me mjedisin e ri, p.sh: fillimi i vitit të parë shkollor. Kurse, djemtë e moshës 12 deri 14 vjet karakterizohen nga ngacmueshmëria, inkontinenca, e shpesh agresioni. Këto mosha nëse nuk vendosin për mësimnxënje, sport e krijimtari, janë të prirur të shoqërohen me duhanpirës, alkool, narkotik, marrëdhënie të hershme seksuale. Nga e gjithë kjo mund të konkludojmë se prindët apo kujdestarët e këtyre moshave duhet të kujdesen për zhvillimin fizik dhe psiqik të fëmijëve duke ndërmarë këta hapa, disa prej tyre:
- Përpiquni të inkurajoni fëmijun;
- Vëmendja prindërore që nga lindja e fëmijut e tutje;
- Mos e detyroni fëmijun për asgjë;
- Krizat e moshës pranoni si të natyrshme;
- Në familje duhet të mbizotëroj atmosferë dashamirësije;
- Lejoni fëmijët të mësojnë përmes lojës;
- Flisni me fëmijun për cdo gjë hapur
- Gjithçka fillon nga familja
Përdhunimi është një çrregulli i madh i sjelljes, ndjeshmëri e ulët njerëzore. Dhuna vjen nga familjet e dhunshme, sikur kemi filluar të jemi tolerant ndaj dhunës, pa menduar se dhuna sjell dhunën.
Mr.sc Nexhmie Beshiri
Psikologe klinike/Psikoterapiste