DIKUAR TË GJITHA NËNAVE ❤


Një nënë është ajo që dëshpërohet në rastin kur fëmija e saj sëmuret, nëse është me ndonjë temperaturë, nëse fëmija e saj ka ethe…
Një nënë ngrihet një mijë herë në këmbë për të parë nëse foshnja e saj po merr frymë.
Një nënë nuk ka jetë shoqërore.
Ajo hoqi dorë nga hobi i saj vetëm për ta mbajtur shtëpinë e pastër dhe përkujdesjen e familjes.
Ajo kurrë nuk shkon në banjë e qetë nëse nuk është dikush që e shikon fëmijën e saj të vogël..
Është ajo që do të donte të bënte një dush që zgjat më shumë se dhjetë minuta, të ulet për të ngrënë e qetë pa pasur nevojë të ngrihet për të ndërruar pelenën.
Nëna është ajo që lexon një lajm të keq dhe mendon: po sikur të ishte femija im?
Nëna është ajo që i lutet çdo ditë që Zoti t’i mbrojë fëmijët e saj nga dëmtimi.
Është ajo që në agim është ulur me gjysmë gjumi dhe e ftohtë nga nata për ta qetësuar fëmijën dhe për ta lënë burrin e saj të flejë, sepse herët në mëngjes shkon për punë.
Ajo bën mrekulli për buxhetin e shtëpisë. Edhe më shumë për kujdesin e saj për të gjithë antarët e shtëpisë..
Admirimi im i plotë shkon për të gjitha nënat e forta, punëtore dhe sakrifikuese që lejojnë vetën të lodhen, të mërziten, të stresohen, e për më shumë të durojnë çdo të mirë apo çdo dite të vështirë vetëm e vetëm që ta mbajnë një cope lumturie mbrenda atyre katër mureve.♥️

femijet