Poezi nga Donjeta Elshani
Ah bre Nanë ka qelë pranvera,
N’tokë e qiell ka lumtuni,
Lule, e dritë ka si çdo hera,
Folëm nanë, o ku je ti ?
Jam tuj e lypë shpinë tane,
Shpirtin tanë unë du me gjetë,
T’kam lypë n’vargjet e çdo kange,
Folëm oj nanë, o ku m’ke metë ?
I ke mshelë sytë, a m’ke
harrue ?
A t’merr malli për t’vetmen çikë,
Që sot si gjithë t’ka kujtue,
Dilëm n’anërr bre, veç ni ditë.
I kam kajtë andrrat e tua,
Bota shpinën kur ta ka kthy,
Pse m’shkove, oj Nanë,
Hajde, folëm, jam me ty.
Kund s’kam gjetë dashninë
tane,
Kund shpi s’kam n’qet botë,
Era jote, ah era e nanës,
S’asht’ ma për mu n’qet tokë.
Dikun n’dimensionin e
dritës u pafshim.
Qaty ku t’gjaj Ty, dashnine, e driten.