Dita e diel
Ajo ditë e diel nuk ishte si të dielat tjera, ishte dita e martesës sime. Nëna atë ditë ishte zgjuar më herët se ditëve të tjera, apo ndoshta nuk kishte fjetur fare, i ndjeja hapat e saj tek ecte koridorit e dukej disi e stresuar. Nëna erdhi edhe më zgjojë, edhe pse thuajse tani më isha e zgjuar sepse edhe unë kisha emocionet e mia, ishte dita kur po vulosja fatin tim me njeriun që kisha zgjedhur për ta ndërtuar jetën time të re.
Pash fytyrën e Nënës të mërzitur edhe pse mundohej aq shumë të mos dukej po sytë e saj tregonin aq shumë sepse sytë janë pasqyrë e shpirtit.
Nëna prap buzëqeshte teksa e hodha kokën mbi prehërin e saj, vendin më të ëmbel e më të qetë në botë.
Erdhi edhe momenti i rregullimit tim të bëhem nuse ashtu siq e do zakoni.
Mbrrita në shtëpi e rregulluar e veshur me vello dhe me buzë të kuqe tanimë si nuse, nëna më pa edhe sytë i shkëlqenin mes lotëve dhe gëzimit, më urojë siq një nënë uron fëmijën e saj me më të mirat në jetë nga thellësia e zemrës.
Zbrita shkallëve të shtëpisë drejt derës ku po më priste bashkëudhëtari i jetës time, në çdo hap që hodha mu kujtuan gjerat në të mirat që mi solli vajzëria, familja, shkolla, fëmiijëria, shoqëria ,gjithqka që përjetova brenda shtëpisë sime.
Mbrapa më përcillte nëna dhe babai më bekimet dhe urimet e tyre, u përqafova me prindërit, me vëllezërit e mi te shtrenjtë dhe dora ime u bashkua me bashkëshortin tim të ardhshëm qe do të jetë në ditë të mira dhe në ditë të vështira qe jeta do të na servojë. U largova nga shtëpia si nuse mes lotësh. Nëna mbeti ulur ne karrikë më njërën dorë fshinte lotët e më dorën tjerë më përshëndeti mua.
Një pjesë e madhe e shpirtit tim mbeti aty në shtëpinë time,mbetën kujtimet, ditët e netët që kalova deri tani.
Edhe pse Zoti vendosi që vajzat “të lindin në shtëpinë e huaj e të shkojnë në shtëpinë e vet” unë them që prap është edhe fat të kesh dy shtëpi dhe dy dyer që do të jenë të hapura gjithmonë për një nuse e një bijë 👰🏼♀️
Djellza Studenica