DOMATJA

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

(solanum lycopersicum)

Domatja është një bimë njëvjeçare. Ajo bënë pjesë në familjen Solanaceae. Bimët zakonisht rriten 1-3 metra në lartësi dhe kanë një kërcell të dobët që shpesh mbështetet mbi tokë ose mbi bimë të tjera. Një kokër domate mesatare e zakonshme peshon rreth 100 gram.
Domatja është një perim që ka një përqindje të lartë mineralesh dhe oligomineralesh. Është e pasur me ujë dhe e kompletuar me të gjitha vitaminat e tretshme në ujë. Të gjitha këto veti e bëjnë domaten një ekuilibrues ushqimor.
Është e këshillueshme që domatja të konsumohet e freskët pasi vlerat ushqyese janë në përqindje më të lartë.

Kur mund ta testoni domaten tek fëmijët?

Domatet rekomantohen të futen në meny ushqimore të fëmijëve në mes të muajve 10 – 12. Ne e kemi testu pas muajit të 10’të.
Arsyeja pse nuk rekomandohet më herët nuk është për shkak të alergjive të mundshme që mund të shkaktojë, përkundrazi, aciditeti i domateve mund të jetë shumë i fortë për një organizëm ende të panformuar mirë.

Domatet janë në të vërtetë perime që përmbajnë nivel të lartë të aciditetit që mund të shkaktojë shqetësime në bark tek fëmijët madje edhe skuqje rreth gojës së fëmijës. Domatet e grira drejtpërdrejtë kanë gjasa të shkaktojnë këtë lloj reagimi në krahasim me domate të gatuara (dmth në formë të salcës së domateve). Ka shumë fëmijë që kanë ngrënë domate para moshës së rekomanduar dhe nuk kanë pasur probleme, madje shumë prindër ua kanë testuar prej moshës 8 muajshe por nuk ja vlenë të rrezikohet.

Pas muaji të dhjetë domatja është stimuluese e punimit të ushqimit në stomak. Prania e acidit malik, acid arabik dhe acid laktik ndihmon stomakun kur ka mungesë aciditeti; stimulojnë gjendërrat e pështymës dhe hapin oreksin. Domatja ka edhe veti dizintoksikuese në saj të pranisë së squfurit brenda saj.
Në sajë të këtyre vetive ato kanë veti kuruese për kapsllëkun tek fëmijët.

Cilat elemente kimike i përmbajnë domatet?

Domatja llogaritet ndër perimet më të pasura me llojllojshmëri të vlerave ushqyese. Ajo është e pasur me Vitamina C dhe A. Gjithashtu, domatja përmban kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë natriumi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit.

VITAMINAT

Domatja ka një burim të rëndësishëm vitaminash. Mjafton një domate për të mbuluar 40% të nevojës ditore për vitaminë C (25mg/100g) e cila lehtëson thithjen e hekurit dhe ndihmon në prodhimin e hemoglobinës dhe të rruazave të kuqe në palcën e kockave. Vitamina A ndodhet në formën e BETAKAROTENIT (610mcg/100g) që i jep ngjyrën domates.
Një domate prej 100 gram mbulon 15% të nevojës ditore për vitaminë A. Vitaminat e grupit B janë në vlera të ndryshme, të pranishme në domate dhe në gjendje të favorizojnë oksigjenizimin e qelizave.

Sasia për 100 gram

Vitamina A – 1174 IU
Vitamina C – 54 mg
Vitamina K – 6.7 mcg
Folate – 31 mcg
Niacin – 1.27 mg
Përmban edhe disa vitamina të tjera në sasi të vogla.

MINERALET

Kalium – 523mg
Fosfor – 67 mg
Magnez– 22 mg
Kalcium – 26 mg
Natrium – 25 mg
Hekur – 1.63 mg
Në sasi të vogël ka edhe zink, mangan dhe bakër.

Kujdes!

Për prindërit që dëshirojnë ta fusin në meny para kohe nga muaji i tetë, flisni me pediatrin tuaj sepse llogaritet në perimet që mund të shkaktojnë alergji ose mund të shkaktojë vështirësi në tretje. Nëse vëreni skuqje të lëkurës rreth buzëve / gojës, kjo mund të jetë tregues që foshnja ka reaksion ndaj aciditetit të domates. Në rastet e tilla duhet konsultuar pediatrin e fëmijës tuaj.

Si ti zgjidhni dhe ti ruani domatet për ushqimin të fëmijëve?

Domatet nuk llogariten nga ushqimet që mbledhin shumë bakterje nëse janë rritë në mënyrë të shëndetshme pa pesticide. Zgjidhni domate me ngjyrë të kuqe të ndritshme.
Gjatë sezonës së tyre zgjidhni domate që janë ende në hardhitë e tyre pasi llogariten si më të freskëta. Gjithmonë blini domate që janë as shumë të forta e as shumë të buta.

Domatet nuk duhet ti mbani në frigorifer nëse janë të prera në pijatë ose të gatshme për tu gatuar, por edhe nëse janë të përgatitura në formë të salcës mos i leni të hapura në pijatë.

Preferohet derisa janë të pa prera ti mbani në ambient të freskët pa frigorifer dhe ti ruani në qese të letrës. Mos i mbani afër bananeve.

Si ti gatuani për fëmijë?

Mënyra më e mirë për të gatuar domate për ushqim të fëmijës është përmez zierjes në avull ose ti fërgoni në temperaturë të ulët me pak vaj ulliri ose rapsi në formë pureje.
Në këtë mënyrë mund ta përgatisni një salcë domatesh në mënyrë tradicionale ku mund t’ia shtoni makaronave ose ushqimeve të tjera.

Përgatitja e salcës së domateve.

Përbërësit:
4 ose 5 domate të mëdha
3 gota ujë
Erëza dhe shtesa si hudhra, qepë, rozmarinë etj.

• Pastroni dhe lani mirë domatet. Mund ti lëni për 5 minuta në një enë me ujë me një lugë të mesme sodë bikarboni për ti pastruar mirë nga pesticidet nëse kanë.
• Vendosni domatet në një tenxhere dhe shtonjani ujin.
• Zini derisa domatet të kthehen në salcë ose pure sipas nevojës së trashësisë.

Pas ftohjes mund ti shtoni në makarona si salcë ose ushqime të ndryshme.

Salcën mund ta vendosni në në kavanoz me kapak dhe ta shfrytëzoni për disa ditë.
Për fëmijët nën moshën 1 vjeçare nuk bënë ti shtohet krip. /Familjadheshendeti.com