DUHANI DHE ARTRITI

Nga Dr.Fidan S. Berisha – Reumatolog

Sot perdoren me dhjetra arsye pse njerëzve ose ju kërkohet ose vetë ata deshirojnë të heqin dorë nga tymosja e duhanit, mëposhtë po ju sjellim një arsye më tepër, se pse duhet hequr dorë nga tymosja e duhanit‼️

Ja një arsye tjetër për të lënë duhanin: mund të shpëtoni nyjet(artikulacionet) tuaja.

Një studim i ri tregon se tymosja e duhanit mund të shkaktojë një reaksion gjenetik që çon në një formë më të rëndë të artritit reumatoid.
Arthriti reumatoid (AR) është një gjendje shpesh debilituese(me efekte te medha negative) në të cilën nyjet bëhen të dhimbshme, të ngurta dhe të fryra.
Studimet e mëhershme kanë treguar se duhanpirësit duket se vuajnë nga një formë më serioze e sëmundjes, por nuk ishte e qartë pse.

Studiuesit ne mjaft hulumtime te cilet i kane botuar ne revista te ndryshme siq eshte psh. studimi i botuar në resvisten “arthritis and rheumatism”, sugjerojnë që pirja e duhanit mund të shkaktojë një zinxhir gjenetik të ngjarjeve që çon në AR më të rëndë.

Gjeni GSTM1 është i përfshirë në përpunimin e një enzimi që detoksikon agjentët që shkaktojnë kancerin, të cilët gjenden në tymin e duhanit.
Rreth 50% e kaukazianëve nuk e kanë këtë gjen.
Studimet e mëhershme kanë sugjeruar që njerëzit që kanë mungesë të gjenit GSTM1 kanë një formë më të rëndë të AR së bashku me një rrezik në rritje të shfaqjes së kancerit të lidhur me pirjen e duhanit dhe sëmundjeve të zemrës.

Pirja e duhanit ka qenë gjithashtu e lidhur me një rritje në prodhimin e faktorit reumatoid (FR), substancë e cila kerkohet në testet e gjakut për të ndihmuar në përcaktimin nëse dikush ka AR apo dhe pe
Ër agresivitetin e sëmundjes.

Bazuar në këto zbulime, studiuesit erdhen ne përfundimin se pirja e duhanit tek njerëzit që tashmë e kanë këtë gjen mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e AR më të rëndë. Në punimin e lartëcekur, ishin ekzaminuar një grup prej 164 grave me AR, duke përfshirë duhanpirëset dhe jo-duhanpirëset.

Studiuesit zbuluan se duhanpirësit? ne te kaluaren dhe ne të tanishmen kishin më shumë nyje të dëmruara dhe simptoma më të rënda sesa jo-duhanpirësit.
Duhanpirësit tek të cilët mungonte gjeni GSTM1 gjithashtu kishin sëmundje dukshëm më të rëndë dhe nivele më të larta të FR-së sesa tek ata që nuk kishin gjenin por kurrë nuk pinin duhan.

Meqë geni është i nevojshëm për të detoksifikuar efektet e pirjes së duhanit, hulumtuesit thonë se pirja e duhanit tek njerëzit pa këtë gjen mund të ketë një ndikim të madh në progresin e sëmundjes duke prekur prodhimin e FR.

Mos tymos asnjëhere duhan.
Edhe nëse tash tymosni duhan, ndërpreje menjëherë.
Nderprerja e tymosjes së duhanit në cdo periudhe ëdhtë në të mirë të shëndetit tuaj! /Familjadheshendeti.com