Duke ndihmuar foshnjën tuaj për të folur 12 deri 18 muajsh


Deri në moshën 18 muajsh foshnja juaj mund…….

  1. Të arrijë të kuptojë një numër fjalësh të reja çdo javë.
  2. Të kuptojë komanda të thjeshta, pyetje e veprime. P.sh. ”Eja këtu !” ”Ulu !” Ulu poshtë !”
  3. Të ketë një fjalor me të paktën 6 deri 7 fjalë
  4. Të përdorë të njëjtën fjalë për të komunikuar për mendime të ndryshme. P.sh. ”Top.” Me këtë ajo përpiqet të thotë: ”Ky është një top” ose “Unë dua topin”
  5. Të përdorë një fjalë të njohur në mes të një bëlbëzimi. P.sh. ”Va mama da”
  6. Të përqëndrohet në veprimtarinë e saj dhe të ketë vështirësi për të larguar vëmendjen nga ajo që po bën.
  7. Të tërhëqë vëmendjen tuaj, duke ju vështruar dhe duke treguar me gisht një objekt të caktuar.
    Mos u shqetësoni nëse foshnja juaj nuk i kryen të gjitha këto.
    Foshnjat zhvillohen në mënyra dhe shpejtësi të ndryshme.
    Lojë për të zhvilluar gjuhën
  8. Vizatoni me shkumësa dhe lapsa me ngjyra në letër
  9. Luani me kukulla, arusha, makina ose kamion lodër.
  10. Luani me pajisje kuzhine edhe pajisje shtëpie (lodra), p.sh. tas, fshesë.
  11. Shikoni libra me fotografi të thjeshta të njerëzve ose objekteve të familjes.
  12. Këndoni këngë të ndryshme djepi (për këtë moshë).
  13. Bëni zëra për të qeshur, kur jeni duke luajtur dhe perdorur objekte. P.sh. thuaj: brrrr, kur flet për një makinë që bën zhurmë.
    1. Luani duke folur me foshnjën rreth cfarë ajo po vështron
      Marrë nga :Helping your child with TALKING”
      L. GJ