E penduar që të bërtita..

E penduar që të bërtita..

Ndërsa ti po flije, unë të putha ballin dhe nuhasja aromën tënde.
Ti ledhatova edhe floket ashtu siç bëjnë të gjithë me foshnjat e tyre.
Në atë sekondë, shpirti im u kthye në trupin tim.
E rifitova qetësinë time, dhe kështu, me kokën time më të zbrazur, u pendova.
Ajo ulërimë, ajo fytyrë e zemëruar.
Nga ato shumë gjëra që të thashë gjatë ditës.
Nderkohe qe ti po flije, u takova me fajin, ate armikun e vjeter qe e njoh aq mire..
Mbylla sytë dhe mora frymë thellë.
Edhe një herë fajësoj veten që humba durimin kaq shpejt.
Sepse në atë moment, ndërsa ti flije, e qara jote nuk dukej aq serioze, as kërkesa jote aq e pakuptueshme.
Me driten e zbehte dhe syte e tu te mbyllur, ishte aq e lehte te shikoje sa i vogel dhe i brishte je, dhe sa shume ke nevoje per mua.
U luta që universi të më zgjonte ndryshe.
Do doja të bëhesha një nënë më e mirë për ty
Por ti biri im bëhu i sjellshëm, më i durueshëm me mua.
Dhe në atë moment, ndërsa ti po flije, vendosa të filloja me mua dhe unë.
U përqafova dhe fola me veten me dashuri.
“Nuk po e bën me qëllim të keq” i thashë vetes.
Dhe kujtova se dita nuk ishte e gjitha klithma dhe sfida.
Gjatë ditës të kam thënë gjithashtu se të dua, më shumë se një mijë herë.
Të përqafova, të përkëdhela me shikimin tim, mirëprita emocionet e tua dhe të ngushëllova pas asaj rënie të madhe.
U ula në dysheme dhe luajta.
Isha e duruar dhe qesha.
Jo gjatë gjithë kohës por po shumë herë.
Të dhashë edhe një puthje në ballë dhe mora frymë thellë, pak më pak e lodhur.
“Të dua, gjithmonë” thashë me zë të ulët.
Dhe atë natë, ndërsa ti flije,
U largova nga dhoma jote
E penduar që të të bërtita por nëna të don shumë ty.♥️.

femijet