Fakte interesante rreth gjidhënies

Nga Dr. Besa Vranovci

 

Për të festuar Javën Gjidhënies , ne kemi grumbulluar disa fakte interesante rreth gjidhënies.

A e dini se ka përfitime afatgjata për foshnjën, që zgjasin deri në moshë madhore?

Ose se ndihmon një nënë të shërohet më shpejt pas lindjes dhe madje ndihmon që ajo të kthehet në peshën para lindjes së foshnjës?

 

  • Ushqyerja me gji ul rrezikun e infeksioneve, sindromën e papritur të vdekjes së foshnjave (SIDS), leukeminë e fëmijërisë, diabetin e tipit 2 dhe obezitetin. Gjithashtu zvogëlon rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve më vonë dhe mund të ulë mundësinë që ata të kenë nevojë për mbajtjen e protezave si fëmijë.
  • Ushqyerja me gji dhe marrja e qumështit të gjirit gjithashtu ka përfitime shëndetësore për nënën. Ushqyerja me gji ul rrezikun e sëmundjeve të tilla si kanceri i gjirit dhe ovarian, osteoporozën, sëmundjet kardiovaskulare dhe obeziteti. Sa më gjatë që ushqeni me gji, aq më të mëdha janë përfitimet.
  • Qumështi i gjirit përshtatet me rritjen e foshnjës për të plotësuar nevojat e ndryshme të foshnjës.
  • Mesatarisht, foshnjat heqin 67% të qumështit që është në dispozicion – ata pine derisa të jenë ngopur , jo derisa gjiri të zbrazet.
  • Fëmija juaj mund t’ju nuhasë . Të sapolindurit kanë shqisë të fortë të nuhaturit dhe e njohin aromën unike të qumështit të nënës së tyre.
  • Ushqyerja me gji e ekspozon fëmijën tuaj në shije të ndryshme. Përmes qumështit tuaj të gjirit, fëmija juaj merr një shije të lehtë të çdo gjëje që hani, edhe pse jo drejtpërdrejt. Kjo më vonë do të lehtësojë futjen e ushqimeve të ngurta.
  • Ushqyerja me gji mund t’i shpëtojë një familjes më shumë se 1,000 € nga shpenzimet e lidhura me qumshtin formulë në vitin e parë të fëmijës.
  • Qumështi i gjirit ka fuqi shëruese: përmban antitrupa që mbrojnë fëmijën tuaj kundër infeksioneve. Disa pika të qumështit të gjirit gjithashtu mund të qetësojnë puçrrat e të porsalindurit, dhimbje të fytit, të trajtojnë aknet dhe të ndihmojnë në lehtësimin e infeksioneve të syve dhe veshëve. Gjithashtu, në qoftë se gjinjtë tuaj janë të lënduar në ditët e para, me pak qumësht tuajin butësisht masazhoni thithat dhe gjoksin tuaj,mund të zbuten dhe e bëhet përshpejtimi i shërimit.
  • Gjiri juaj mund të rrjedh vetëm nëse jeni duke menduar për foshnjën tuaj ose keni dëgjuar një tjetër të qarë fëmijësh./Familjadheshendeti.com