Intervistë me Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi – Farmaciste
“Familja dhe shëndeti është i vetmi grup profesional jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, që plotëson tërë ndihmën që duhet ofruar një nëne gjidhënese.”
Intervistoi: Qëndresa Bojaxhiu
Java e gjidhënjes në Kosovë u shënua me një sërë aktivitetesh në të cilat u theksua rëndësia e procesit të gjidhënjes si një gurthemel i zhvillimit të shëndetshëm të fëmijës por edhe të vetë shoqërisë.
Zgjodhëm për të intervistuar një nga aktivistet më të shquara pro procesit të gjidhënies, farmacisten Laureta Berisha.
Njihet për rrolin e saj udhëheqës të grupi Familja dhe Shëndeti, dhe aktivitetin profesional në përkrahje të parreshtur të nënave gjidhënëse.
Fillimisht duhet të theksojmë që sot emri juaj njihet si një ndër profesionistet që kontriboni vazhdimisht tek Familja dhe Shendeti. Sapo mbyllëm javën e gjidhënies dhe natyrshëm lind pyetja, sa e vështirë është për një nënë procesi i gjidhënies në Kosovë ?
Për një nënë në Kosovë është shumë i vështirë procesi i gjidhënies për shumë arsye. Fillimisht nuk ka asnjë ndihmë profesionale ofruar nënës, për t’ja lehtësuar këtë proces, në orët e para që mbanë foshnjën në duar, çka do duhej të ishte e domosdoshme. Një nënë që sapo ka lindur, përveç që ka nevojë t’i ndihmohet në këtë proces, ajo poashtu ndodhet edhe vetë në një gjendje shëndetësore psiqike dhe fizike aspak të mirë. Në vend të tërë ndihmës që duhet ofruar, asaj i ofrohet një shiringë me qumësht formulë, në mënyrë që ta ngopë foshnjën e saj dhe të rehatohen të gjithë !
Pastaj, ndikim të madh kanë bashkëshorti dhe familjarët në përgjithësi, të cilët e dekurajojnë duke i thënë se “nuk ke qumësht gjiri”, fëmiu ka nevojë të pijë dhe gjëja e parë që bëjnë, është blerja e një biberoni dhe një qumështi formulë, i cili fatkeqësisht shumëherë shkruhet nga mjekët dhe reklamohet në hapsirat spitalore, madje edhe motrat medicinale kanë benifite nga kompanitë e caktuara.
Çfarë i mbetet nënës të zgjedh në këtë rast ?
Duke u përballur me tërë këtë situatë, një nënë e re, e cila sapo ka kaluar 9 muajt më të vështirë të jetës së saj me një sërë ndryshimesh psiko-fizike, sapo është përballur me procesin e lindjes dhe ka përjetuar dhimbje që kurrë si kishte përjetuar, e cila kaplohet nga frika dhe ndikohet nga tërë këta faktorë, dorëzohet dhe fillon ushqimin me formulë.
Por, kemi dhe nëna këmbëngulëse, nëna të cilat i kanë vënë synime të larta vetës se qumështi i gjirit është më e mira që mund t’ja ofrojnë më të çmuarit të tyre, andaj rezistojnë, ose ka edhe të tilla që gjejnë përkrahje nga bashkëshorti dhe rrethi i saj, si dhe e fillojnë këtë proces dhe i’a dalin me sukses.
Në përpjekje për të realizuar gjidhënjen shumë nëna drejtohen drejt preparateve të ndryshme por edhe pompave elektrike për nxjerrjen e qumështit. A është e domosdoshme kjo ?
Mendoj se nuk është hapi i duhur nxitja për blerje të pompave elektrike për nxjerrjen e qumështit të gjirit, të cilat jo vetëm që janë shumë të kushtueshme, por edhe i krijojnë nënës një bindje se po ta kishte atë pompë do t’ja dilte mbanë këtij procesi. Me një pompë manuale që e blini shumë lirë, mund të nxerret qumëshin dhe të stimulohet pa asnjë problem, në ditët e para të lindjes së foshnjës. Pompa elektrike vërtetë që është shumë e mirë, por asesi e domosdoshme dhe të kompleksohemi e të stresohemi se po ta kishim, gjërat do ishin total ndryshe. Jo kot thuhet që një nënë është një heroinë, andaj ta mbajmë secila këtë epitet që ka takon dhe na nderon përherë.
Ka shumë nëna që ndërprejnë procesin e gjidhënies si pasojë e domosdoshmërisë së përdorimit të preparateve të ndryshme. A mund të evitohet ky problem?
Mendoj që këtu duhet të jetë një bashkëpunim i ngushtë mes nënës, mjekut dhe farmacistit, si ura lidhëse më e rëndësishme që të evitohen të gjitha gabimet. Është e dhimbshme kur një mjek i shkruan nënës barna hormonale orale si kontraceptivë dhe i thotë vazhdoje me qumësht gjiri se nuk i bën gjë foshnjës, ose ndërpreja qumështit e gjirit duke ndikuar direkt në këtë proces të çmuar. Prandaj mjeku duhet ti ofrojë zgjidhjen më të padëmshme dhe të ndikojë në ruajtjen e këtij procesi, e jo të bëhet shkaktari kryesor në ndërprerjen e tij.
Mjekët nuk kanë kujdesin e duhur në këtë proces, sa qëndron kjo ?
Kam hasur mjekë që aspak nuk kanë ndikim në ruajtjen e këtij procesi, madje siç ceka në pyetjen paraprake edhe duke përshkruar barna që nuk lejohen gjatë këtij procesi. Mjeku duhet të jetë shumë bashkëpunues, të ndihmojë nënën gjidhënese, kur shkruan terapi të caktuar të japë ato që më së paku kalojnë në qumështin e gjirit ose nuk kalojnë fare. Asesi të thonë fjalën e fundit të parën, ndërpreje ose mos i jep kaq shumë orë, apo siç kemi pasur pyetje në grupin tonë ku nëna është këshilluar që një javë të mos i jap gji fëmijës, kjo është total e palogjikshme !
Një nënë gjidhënëse sot ka nevojë për ndihme profesionale, njerëzore e më gjërë. A mund të gjej tërë atë që i duhet tek grupi Familja dhe Shëndeti ?
Familja dhe Shëndeti është i vetmi grup profesional jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, që plotëson tërë ndihmën që duhet ofruar një nëne gjidhënese.
Kemi me dhjetëra shkrime profesionale dhe aq praktike për nënat gjidhënëse, kemi me qindra pyetje rreth këtij procesi që kanë marrë përgjigje, madje kemi zgjidhur edhe shqetësime të nënave se si të humbin peshën e fituar gjatë shtatzanisë, pastaj tema për depresionin e paslindjes, i cili prekë shumicën e nënave pas lindjes, pastaj tema për fëmijët më të veçantë, ata me Sindromin Down, se si të realizohet procesi i gjidhënies për këta fëmijë.
Familja dhe Shëndeti është shtëpia e nënave gjidhënëse, tashmë ashtu ndihen si në shtëpinë e tyre, në të cilën i kanë të gjitha që ju duhen dhe në të ardhmen do të jemi akoma më afër nënave, duke ju ofruar madje edhe ndihmë profesionale në shtëpitë e tyre.
Pra, i vetmi grup që 24 orë është në ndihmë profesionale ndaj nënave gjidhënëse. Së fundi në javën e gjidhënies u realizua një videoprezantim direkt nga Dr. Ismail Lutolli, në të cilin kishte me qindra pyetje dhe shqetësime që u ofronte zgjidhje. Vetë pjesëmarrja e shikuesve tregon se sa komod ndihen dhe sa të lumtur ndihen me grupin Familja dhe Shëndeti./Familjadheshendeti.com