FARAT E LIRIT

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

(Linum usitatissium L.)

Farat e lirit vijnë nga bima e lirit, e cila është një bimë vjeçare.
Në të shkuarën farat e lirit janë përdorur përgjithësisht si laksativ. Ato i shtojnë volum feçeve duke i ndihmuar që të lëvizin më shpejt në zorrë.

Kur është mosha e përshtatshme për testim tek fëmijët?

Farat e lirit mund të testohen si të bluara dhe në sasi shumë të vogël tek fëmijët në fund të muajit të tëtë ose në fillim të muajit të nëntë.
Te fëmijët nën 1 vjeç nuk preferohet më shumë se një lugë e çajit në ditë fara të bluara. Përpos farave për ushqimet e fëmijëve mund ta përdorni edhe vajin e lirit 100% bio për përgatitje të ushqimeve.

Farat e Lirit janë të vogla dhe pafundësisht të çmuara!
Janë ndër “farërat e shëndetit” që janë më të dobishme për trupin e fëmijëve dhe të rriturve. Janë një ushqim i shkëlqyer për të gjithë duke përfshirë edhe fëmijët.

Cilat elemente i përmbajnë farat e lirit?

Fara e lirit është e pasur me acide yndyrore omega-3, omega-6, të tilla si acidi linoleik, acidi alfa-linoleik dhe acideve arakidonike.
Fara e lirit është një burim i shkëlqyer i vitaminës E, veçanërisht e pasur me gamma-tochoferol, përmban rreth 20 gr të vlerave në 100 gr.
Fara e lirit është shumë e pasur me vlera ushqyese kalorike. 100 gr fara mbajnë 534 kalori ose 27% e nivelit të përditshëm të nevojshëm.
Ato poashtu janë të pasura edhe me vitamina dhe minerale si: vitaminat B1, B2, B12, hekur dhe zink.
Farat e lirit përmbajnë sasi të mëdha të fibrave dhe kaliumit.

RËNDËSIA E FARAVE TË LIRIT TEK PERSONAT E RRITUR

Tek personat e rritur përdorimi i tyre është shumë i rëndësishëm.
Në mesin e veçorive shëruese të farave të lirit janë edhe pastrimi i sistemit të tretjes, ulja e nivelit të yndyrës (kolesterolit) në gjak, efekti mbrojtës kundër paralizës dhe kancerit, është i dobishëm për memorie, etj.
Ato pengojnë sëmundjen e zemrës, diabetin, sulmin në tru, kancerin e gjirit, tumorin e prostatës, ulin kolesterinën e keq.
Krahas të gjitha këtyre dobive përdorimi i tepruar i vajit të farave të lirit është i dëmshëm. Për femra rekomandohet 2-3 lugë të mesme ndërsa për meshkuj 2 lugë në ditë. Përdorimi i tepërt nga ana e femrave formon shtresa të celulitit. Ndërkaq do të jetë shumë më e dobishme nëse bima përdoret në vend të vajit.

Liri është shumë i përshtatshëm si ushqim për personat të cilëve nuk ju pëlqen të hanë peshq dhe në këtë mënyrë i përmbushin nevojat për omega-3. Farat e lirit janë të përshtatshme edhe për kontrollin e peshës së trupit pasi që shtypin ndjenjën e urisë. Këto fara mundësojnë edhe funksionimin e drejtë të zorrëve dhe sistemit të tretjes. Përqindja e lartë e vitaminës B12 bënë që farat e lirit të kenë vlerë të lartë ushqyese. Në saje të këtyre veçorive është i përshtatshëm për personat të cilët nuk konsumojnë mish.

Liri është bimë e paqëndrueshme ndaj nxehtësisë. Më e dobishme është nëse farat e lirit dhe vajin e tyre i konsumojmë të freskëta. Nëse doni ta ruani vajin këtë mund ta bënë në frigoriferë në temperaturën -7°C.

Vaji i ngrohur i lirit krijon materie që shkaktojnë sëmundjen e kancerit. Në këtë rast bima, e cila përdoret për mbrojtje nga kjo sëmundje mund të shkaktoj efekt të kundërt. Ekspertët janë të mendimit që në qoftë se farat e lirit nuk ruhen në mënyrë të duhur ato mund të krijojnë edhe kërpudha. Këto fara, kur konsumohen me kërpudha, ato mund të dëmtojnë edhe sistemin e imunitetit të organizmit.

Në qoftë se farat e lirit përgatiten në shtëpi dhe konsumohen menjëherë atëherë në pah dalin veçoritë e saj shëruese.

Farat e shtypura të linit shtojnë shijen

Ju mund t’i jepni ushqimeve një shije të lehtë arrore, duke shtuar një lugë çaji me fara lini të shtypura në kosin e mëngjesit, lëngjet e frutave, brumin e petullave apo cilitdo gatim që dëshironi.

Dhe po ju tregojmë një sekret: nëse doni të ruani shijen dhe vlerat ushqimore të farave të linit, vendosini në frigorifer të pashtypura dhe bluajini përpara përdorimit. /Familjadheshendeti.com