Shkruan : Blerina Ademi Sahiti
Femër e dashur.
Një lidhje e dështuar është shpëtim
Ani çka që je mashtru
Ani çka që ke gabu
Ke qenë e re e je dashuru
Femër e dashur
Punë e madhe që e ka marr vesh krejt bota
Njerëzit tjetër punë s’kanë
Kanë me fol për ty, për mu
Kanë me fol se je femër
Nëse je e bukur, hala ma keq kanë me fol
Mësohu me ia dal vet!
Punë e madhe që ka qenë dashuria e parë
Ma mirë me mbet e kaluar edhe dështim se sa ti të bëhesh një viktimë më shumë
Ani çka që e ke dasht
Ai me t’pas dasht ty s’të kish godit
As s’të kish bërtit
Lëri fjalët boshe të plakave “Ai që të don edhe të rreh”
Jo bre!
As përpara su kon kshtu, po s’kanë pas çka me bo, kanë hesht e kanë duru
Ai që të don kujdeset për ty
Të sheh si femër e kur don me qu dorë në ty i bjen mend që femër është edhe nana që e ka lind e edhe motra që e ka në shpi.
Femër e dashur
Punë e madhe që s’të ka dasht
Duaje ti veten
Punë e madhe që e ka marr vesh bota e ke qenë e martuar e mbete pa burrë
Ma mirë me fol njerëzit se tjetër punë s’kanë se me i lanë fmijtë jetima
Me t’rreh
Me t’maltretu
E me ta pa fotografinë si një viktimë ma shumë
Mjaft aktrove si e lumtur
Mjaft buzëqeshe edhe prej halli
Zgjohu se jeta s’të falet dy herë
Bota po pret t’ia japësh formën
Zgjohu e shikohu në pasqyrë se aty do ta shohësh krijesën më të përsosur që ka krijuar Zoti.
Femër e dashur
Shumë herë një dështim është shpëtim!