Brikena Krasniqi Hoti-Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë
Mr.Sc në Psikologji Klinike dhe Shëndeti
Fobia specifike është një lloj i çrregullimit të ankthit, në të cilën personi shfaq frikë të tepruar ose të paarsyeshme, të vazhdueshme dhe intensive të shkaktuar nga një objekt ose situatë specifike. Objekti apo situata e caktuar, të cilës i frikësohemi, përbën pak ose aspak rrezik real, ose reagimi i mënjëhershëm më shqetësim të fuqishëm apo ankth intenziv nuk është në përputhje me rrezikun real që paraqet ai objekt apo situatë e caktuar, pra është reagim anksioz i ekzagjeruar.
Ashtu si në çrregullimet tjera të ankthit, edhë këtu, femrat kanë dy herë më shumë gjasa se sa meshkujt të preken apo të kenë një fobi specifike. Disa njerëz vuajnë ose kanë më shumë së sa një fobi specifike njëkohësisht, pra kanë fobi specifike të shumfishta.
Njërëzit që vuajnë nga fobia specifike, janë kryesisht të vetëdijshëm se reagimi i tyre është i ekzagjeruar dhe se frika që kanë është jo racionale. Mëgjithatë, ata nuk mund të kontrollojnë ankthin apo frikën qëe përjetojnë në momentin kur përballen më shkakun e asaj frike, dhe shpeshherë edhe vet mendimi rreth ballafaqimit me objektin ose situatën e frikësuar sjell një sulm paniku ose ankth të rëndë apo intenziv.
Ajo që ndodhë është që njërëzit do t’i shmangën vazhdimisht objektit apo situatës që i frikësohen, ose në anën tjetër ndodhë që kur janë të detyruar të ballafaqohen ndaj situatës apo objektit fobik, përpiqen të durojnë por janë në një gjenjde frike, tmerri, ankthi intenziv e të vazhdueshëm, gjatë gjithë kohës sa janë në atë përballjë apo në atë situatë. Në momentin kur largohemi, ankthi bie, frika largohet dhe kjo më pas na krijon besimin se mënyra më e mirë për të luftuar këtë frikë është që t’i shmangemi asaj që i frikësohemi më së shumti.
ÇFARË NDODHË?
Në kuptimin afatshkurtë shmangia na lehtëson sepse na largohet ankthi apo shqetësimi, por në mënyrë afatgjate, shmangia apo largimi e ushqen vet frikën dhe ankthin duke e bërë atë më të fortë dhe më të fuqishëm. Me siguri po pyesni pse apo si ndodhë kjo. Të shohim përmes këtij shembulli, më poshtë se si krijohet cikli negativ që e mbanë ankthin tonë aktiv:
Fillon me shkakun e caktuar, ku shihni, dëgjoni ose mendoni për objektin apo situatën e frikësuar. Pra, për shembull, mund të keni frikë nga merimangat. Kur të shihni apo kur e mendoni një merimangë, ju vijnë mendime automatike të mënjëhershme rreth merimangës, ku mund të mendoni “Do të ndodhë diçka e keqe” ose “Unë nuk do të mund të përballoj” ose “Do të dëmtohem pasi kjo merimanga do të më kafshojë apo helmojë”. Mendimet pastaj nxisin ndjenjat e ankthit, pasigurisë dhe frikës, së bashku me reagimet fiziologjikë të ankthit, që pasojnë nga lirimi i adrenalinës, ku do të keni rritje të shkallës së frymëmarrjes, rrahja më e shpejtë e zemrës, djersitje, zgjerimi i bebëzave të syrit dhe rritja e vigjilencës.
Pra ankthi, frika së bashku me këto reagime fiziologjike të ankthit mund ta bëjnë përjetimin shumë të pakëndshëm dhe frikësues, e cila pastaj ju detyron të shmangni objektin apo situatën e frikësuar, ose ju bën të ikni dhe të largoheni prej saj. Megjithëse, shmangia mund t’ju ndihmojë të reduktoni ankthin në një periudhë afatshkurtë, në anën tjetër, shmangia do të bëjë që ju të ruani besimin apo mendimin që ballafaqimi më situatën apo objektin e frikësuar është i rrezikshëm dhe nuk keni lejuar që t’ia dëshmoni vetës që ankthi apo frika do të ulin intensitetin e tyre nese qëndroni mjaftueshëm sa duhet në atë situatë dhe do te keni mundësi të vlerësoni rezikun real që ajo paraqet. Kjo pastaj formon këtë cikël negativ dhe të egër të fobisë specifike, e cila nuk u lejon që fobia juaj të zbehet apo zhduket.
Megjithatë, reagimet fiziologjike ndaj situatës së frikësuar ose objektit, ndryshojnë në disa fobi specifike. Përderisa, individët me fobi specifike që lidhen me situata të ndryshme, fobi nga elementët e mjedisit natyror apo fobi nga kafshët, kanë gjasa të përjetojnë ose shfaqin simptoma që lidhen me zgjimin e sistemit nervor simpatetik, siq janë përshkruar më lartë. Ndërsa individët me fobi specifike që lidhen me gjakun, me injektimin apo lëndimin, shpesh shfaqin reagime fiziologjike më ndryshe, që fillon me përshpejtimin e ritmit të zemrës dhe ngritjen e presionit të gjakut, pasuar nga një ngadalësim i shpejtë i të rrahurave të zemrës dhe një rënie në presionin e gjakut, që mund të bëjë t’ju bie të fiktë apo të humbni vetëdijën. Edhe nëse ndodhë kjo, prapesepraë nuk është se do të pesoni ndonjë dëm.
LLOJET E FOBIVE
Fobitë specifike mund të ndahen në disa kategori:
Fobi nga kafshët (p.sh. merimangat, insektet, qentë, gjarpërinjët).
Fobi nga elementet e mjedisit natyror (p.sh., lartësitë, stuhitë, uji, murmurima, etj).
Fobi nga gjaku, injektimi, lëndimi (p.sh., gjilpëra, injkesionet dhe tranfsuzionet, procedura mjekësore invazive, plagosja).
Fobitë që lidhen më situata të ndryshme (p.sh., aeroplanë, ashensorë, vende të mbyllura).
Fobi të tjera (p.sh., situata që mund të çojnë në mbytje, ngulfatje ose të vjella, frikë nga humbja e vetëdijës, frikë nga tinguj me zë të lartë ose nga zhurma që lëshon dikush kur hanë ushqim apo mërr frymë).
ÇKA E SHKAKTON NJË FOBI SPECIFIKE?
Fobia specifike nganjëherë zhvillohet pas një ngjarje traumatike (p.sh., pasi që dikush është sulmuar nga një kafshë ose pasi që ka mbetur i/e mbërthyer në një ashensor), pastaj vëzhgimi i të tjerëve që kalojnë një ngjarje traumatike (p.sh., nese perosni ka qenë duke shikuar dikë që po mbytej në ujë); nëse ka përjetuar një sulm paniku të papritur në një situatë të cilës i është frikësuar (p.sh., një sulm paniku ndërsa ishtë duke udhëtuar me aeroplan apo tren), ose nga transmetimi informativ (p.sh., mbulimi i gjerë mediatik i një aksidenti avioni). Megjithatë, shumë individë që kanë fobi specifike nuk janë në gjendje të kujtojnë arsyet specifike për fillimin e fobive të tyre, prandaj mendohet që janë një sërë faktorësh që mund të luajnë rol, siq janë faktorët gjenetik, psikolgjik (temperamenti) dhe rrethanat jetësore apo ambienti ku jetojmë.
Fobia specifike zakonisht zhvillohet në fëmijërinë e hershme, me shumicën e rasteve zhvillohet para moshës 10 vjeçare, pra midis moshës 7 dhe 11 vjeç. Fobitë specifike që zhvillohen në fëmijëri dhe adoleshencë ka gjasa që paraqitja e tyre të luhatet, dmth të shfaqet dhe të zhduket gjatë asaj periudhe. Megjithatë, fobitë që vazhdojnë të qëndrojnë edhe në moshën madhore, kanë më pak gjasa që të zhduken vevetiu për shumicën e individëve. Duhet të theksojmë se është e mundur që një fobi specifike të zhvillohet në çdo moshë (jo vetëm në fëmijëri apo adoleshencë), shpesh si rezultat i përvojave që janë traumatike. Për shembull, në çdo moshë, fobitë e ngulfatjes (mbytjes apo asfiksimit) pothuajse gjithmonë ndjekin një ngjarje traumatike ku personi ka qenë në rrezik duke u ngulfatur.
SI TA TEJKALOJMË FOBINË?
Provoni ta kuptoni këtë së pari: Kur ankthi juaj të arrijë kulmin në një moment të caktuar, në vend se të ikni, të largoheni apo të shmangeni në atë momënt (gjë që zakonisht e bëjmë), provoni të qëndroni në atë situatë, dhe mbani mend: Kur ankthi arrin kulmin, mund të qëndrojë aty për disa minuta apo një kohë të caktuar, por nuk mund te qëndroj aty përgjithmonë. Në mënyrë natyrale ankthi apo frika do të zbehen dhe zvogëlohen, sepse mekanizmat tonë të ballafaqimit dhe truri ynë është i ndërtuar në atë mënyrë, që nuk i lejon mundësi ankthit të qëndrojë vazhdimisht në kulmin e intensitetit (sepse trupi ynë nuk do ta përballonte), prandaj në mënyrë natyrale ankthi apo edhe sulmet e panikut do të zbehën dhe zhduken.
Provoni të ballafaqoheni gradualisht me stimulin/shkakun tuaj të frikës apo ankhit. Filloni të bëni një hierarki të situatave ku keni frikë apo ankth (bazuar në vlerësimin e intensitetit të ankthit tuaj nga 0 deri ne 100), ku ju rendisni frikën tuaj, duke filluar nga situata më pak e frikshme në situatën më të frikshme. Për shembull, nëse keni frikë nga kalimi i urave, mund të filloni me situatën më pak të frikshme, ku ju vizualizoni urën në mendjen tuaj. Pasi ta ekspozoni veten në këtë disa herë dhe të arrini të mos keni simptoma intensive të ankthit, atëherë mund të shkoni në nivelin tjetër më të lartë të frikës në hierarkinë tuaj të këtyre situatave, e që mund të jetë: kaloni një urë të shkurtër (me këmbë apo makinë) me një telefon mobil me vete për siguri. Këtë duhet ta përsërisni disa herë deri sa të ketë reduktim të ankthit. Pastaj, herën tjetër, ju mund të shkoni në nivelin e ardhshëm më të lartë të frikës, derisa ju jeni në gjendje të kaloni një urë të gjatë, ku ka edhe trafik, por pa telefon celular. Edhe këtë duhet ta bëni disa herë, deri sa të provoni se ankthi juaj do të ulet, gjatë kohës që jeni duke u ballafaquar. Që ta keni më lehtë, para çdo ballafaqimi apo ekspozimi, bëjani pyetjen vetes: Çka është ajo që i frikësoheni se do të ndodhë? Sa ka gjasa reale që ajo të ndodhë? Çfarë shpjegimi tjetër do të mund t’i jepni këtij parashikimi që keni? Për tu relaksuar, do t’ju ndihmoj që të fokusoni vëmendjen tek frymemarrja juaj, të mërrni frymë thelle dhe numëroni frymemarrjet, çdo frymëmmarrje dhe çdo frymenxerrje, në këtë mënyrë do t’i dërgpni një sinjal trupit dhe trurit se gjithçka është në kontroll dhe se frika apo ankthi që përjetuat ishte vetëm një alarm false, dhe se asgjë e keqe nuk do të ndodhë.
KUR DUHET TË KËRKOJMË NDIHMË?
Nëse situata e frikësuar ose objekti i frikësuar është i lehtë për t’u shmangur, njerëzit me fobi specifike mund të mos kenë nevojë për ndihmë apo trajtim, por në qoftë se shmangia e vazhdueshme e objektit apo situatës së frikësuar, ndërhyn në jetën e tyre personale, në punë dhe shkakton paaftësi tëk personi për të pasur një jetë normale, ndihma profesionale është e nevojshme, posaqërisht kur personi vuan nga më shumë se një fobi specifike, dhe gjithçka që ka provuar në mënyrë vetanake nuk ka patur sukses. Terapia Kognitive dhe e Sjelljes, përmes strategjive të ballafaqimit dhe përpunimit të mendimeve dhe ndjenjave, është një ndër qasjet me efektive në psikoterapi, në trajtimin e fobive specifke dhe ankthit. /Familjadheshendeti.com