Nga Dr. Lejla Luta
Specialiste e Stomatologjisë së Fëmijëve
Lëndimet në regjionin orofacial (fytyrë) gjithashtu mund të jenë shkaktarë të humbjes së dhëmbëve. Lëndimet më të shpeshta të këtij regjioni janë padyshim frakturat (thyerjet) e dhëmbit të cilat mund të jenë të shkallëve të ndryshme:
-lëvizje traumatike e dhëmbit;
-plasaritje e kurorës (vetëm smalti);
-frakturë e kurorës (thyerje);
-frakturë e rrënjës (thyerje);
Te rastet me lëndime më të rënda mund të kemi edhe dalje komplete të dhëmbit (avulsion) nga shtrati i dhëmbit.
Prevalenca e traumave dentale sillet rreth 4-14%.Ne do të ndalemi te frakturat(thyerjet) e kurorës së dhëmbit të cilat janë shumë më të shpeshta.
80 për qind e frakturave(thyerjeve)të dhëmbëve ndodhin në regjionin e përparme të dhëmbëve të sipërm (incizivët e sipërm qendror).
Nëse dhëmbët e frakturuar (thyer) lihen pas dore me kohë do të ndodh infeksioni i pulpës,i majës së rrënjës së dhëmbit e të cilat mund të jenë shkas i humbjes së dhëmbit.
Humbja e dhëmbëve në regjionin frontal (përparme) krahas çrregullimeve funksionale, zhvillimore, ortodontike tërheq me vete edhe një komponentë tjetër jo më pak të rëndësishme atë emocionale (estetike) e cila mund të ndikojë që fëmija për shkak të çrregullimit estetik të tërhiqet nga rrethi shoqëror.
Frakturat mund të ndodhin si në denticionin e qumështi dhe në atë të përhershëm(janë më të shpeshta). Në denticionin e qumështit më shumë vjen deri te lëvizja e dhëmbit se sa deri te thyerja si pasojë e lëndimit. Te denticioni i përhershëm më të shpeshta janë frakturat(thyerjet).
Aktivitet sportive, loja e pakujdesshme, rrëzimi nga biçikleta, janë shkaktarët më të shpeshtë të frakturave (thyerjeve).
Në rastet kur kemi lëndime më të rënda në regjionin e fytyrës fëmija domosdoshmërisht dërgohet te mjeku. Mirëpo te thyerjet e dhëmbit ku përfshihet një pjesë më e vogël e dhëmbit(vetëm smalti) apo më e madhe (dentina dhe pulpa) prindërit shpesh i neglizhojnë fatkeqësisht këto situata dhe nuk e kërkojnë ndihmën e stomatologut.
Me kohë pashmangshëm do të vije deri te infeksioni i pulpës ,ndryshimi i ngjyrës së dhëmbit, humbja e dhëmbit etj.
Stomatologjia sot ofron metodat dhe materialet më bashkëkohore të cilat mundësojnë sanimin e dhëmbëve të dëmtuar deri në atë masë sa që nuk mund të hetohet fare pjesa e kompensuar.
Kujdesi në parandalimin e traumave është në përgjegjësi të fëmijë (më të rritur), prindit/kujdestarit dhe mësuesit. Nëse ato ndodhin menjëherë të kërkohet ndihma e stomatologut.
Te fëmijët të cilët aktivisht merren me aktivitete sportive preferohet vendosja e aparateve funksionale mbrojtëse të cilat mund të jene të gatshme ose të punuara në laborator.
Një këshillë shumë e rëndësishme për ju prindër/kujdestar. Nëse si pasojë e traumës kemi dalje komplete të dhëmbit nga alveola (shtrati) drejtohuni sa më parë te dentisti dhe dhëmbin e dalë komplet ose pjesën e thyer(nëse keni pasur fatur ta gjeni) deri sa të arrini te dentisti e ruani në:
qumësht,
pështymë ose
tretje fiziologjike.
Dhëmbi i ruajtur në ndonjërën nga tretjet e lartpërmendura nuk dëmtohet dhe mund të kthehet ne alveolë (shtrati) – vendin e mëparshëm. /Familjadheshendeti.com