Gabimet më të shpeshta të prindërve të cilat bëhen shkas i prishjes së dhëmbëve të qumshtit

Përgatiti:
Dr.Lejla Luta
Specialiste e Stomatologjisë së Fëmijëve

▫️Dhëmbët e qumështit janë shumë të rëndësishëm për një zhvillim të drejtë të fytyrës,nofullave,dhëmbëve të përhershëm por edhe shëndetit në përgjithësi.
▫️Sot në vendet e zhvilluara i kushtohet një rëndësi shumë e madhe shëndetit të dhëmbëve të qumshtit kjo sigurisht si rezultat i sistemit të mirëfillt shëndetësor si dhe edukimit dhe informimit të drejtë të prindërve mbi rëndësinë e shëndetit oral të fëmiut.
▫️Fatëkeqësisht te ne gjendja është alarmante.Mesatarisht te një 5-6vjeçar hasen së paku rreth 8 dhëmbë të prishur.Një trend i tille i përkeqësimit të shëndetit oral nuk është evident vetëm te ne por edhe në vendet fqinje.
▫️Tani këtu mund të parashtrohen shumë pyetje:
-Pse te ne është një gjendje e tillë e “mjerueshme”e shëndetit oral të fëmijëve tonë??
-A mos ne si prindër jemi aq të”paditur”krahasuar me popujt e vendeve të tjera duke lejuar që dhëmbët e fëmijëve tonë të “katandisen”në këtë gjendje.
-Pse ne si prindër “individualisht”bëjmë shumë pak ose aspak për të ruajtur ose përmirësuar shëndetin oral të fëmijëve tonë.
-A kemi ne programe të mirëfillta shtetërore të dedikuara informimit,edukimit të drejtë rreth shëndetit oral dhe preventivës të cilat do të zbatoheshin qysh nga nivelet e edukimit parafillor.?(Fatëkeqësisht jo).
▫️Më poshtë do t’i rangojmë disa nga gabimet më të shpeshta të cilat janë shkas i prishjes së dhëmbëve ,e që bëhen kryesisht si rezultat i mungesës së informimit të duhur.

?1) Mungesa e plotë e informimit mbi rëndësinë që kanë dhëmbët e qumështit për shëndetin e dhëmbëve të përhershëm ,por edhe shëndetit në përgjithësi.

▫️Në vendet e zhvilluara ekziston një vetëdije e lartë për rëndësinë e dhëmbëve të qumështit për ç’ka nuk ka dilemë.Dhëmbët e prishur janë të “papranueshëm”në aspektin social.Shumica e prindërve tanë nuk e dinë këte dhe janë shumë rehat se këta dhëmbë do të “ndërrohen”.Situatën më tragjike e bën edhe kur një numër jo i vogël i stomatologëve mendojnë njejtë dhe refuzojnë t’i trajtojnë dhëmbët e qumështit me arsyetimin se janë”të parëndësishëm”.

?2) Mungesa e higjienës orale

▫️Një numër i vogël i prindërve i pastrojnë dhëmbët e fëmijëve të tyre rregullisht dhe në mënyrë të drejtë.Përpos mungesës së informimit mbi rëndësinë që ka pastrimi i dhëmbëve rregullisht dhe duke përdorur teknikën e drejtë vihet në pah edhe gabimi tjetër ku prindërit lejojnë që fëmiu i vogël vetë t’i pastrojë dhëmbët.Prindi detyrimisht duhet të kontrrollojë pastrimin e dhëmbëve te fëmiu deri në moshën 6-7vjeq,e poashtu t’i pastrojë dhëmbët e vet përpara fëmiut në mënyrë që fëmiu ta ketë shembull “për të mirë”prindin.

?3) Ushqyerja jo e drejtë dhe përdorimi i ushqimit të pasur me sheqerna(kariogjen)

▫️Ushqyerja e fëmijëve tonë fatkeqësisht në ditët e sotme ështe shumë jo e shëndetshme.Konsumohen ushqime të shpejta,të fabrikuara,të cilat përmbajnë sasi të lartë të sheqerit të rafinuar,aditivë etj.Shumë pak konsumohen ushqime të freskëta e sidomos pemë e perime të cilat detyrimisht do të duhejt të ishin pjesë e dietës sonë të përditshme.Shumë ushqime të fabrikuara të cilat sot pa kontrrollë konsumohen nga fëmijët e që mund të konsiderohen si më të sigurta nga prindërit pasi që nuk kane shije të ëmbël edhe ato përmbajnë “sheqer të fshehur” dhe acide të cilat janë të dëmshme për shëndetin e dhëmbëve.Të tilla janë:smoki,çipsat,lëngjet e gatshme etj .
▫️Organizmi i fëmiut ka nevojë edhe për ushqime të ëmbëla,por duhet zgjedhur kohën e përshtashme se kur mund të ua ofrojmë ato fëmijëve .Këshillohet që ushqimi i ëmbël t’i ofrohet (jo sasi e madhe)vetëm pas përfundimit të vaktit të ushqimit(p.sh pas drekës menjëherë).Nëse vazhdimisht gjatë ditës fëmijës i ipet ushqim i ëmbël atëherë pështyma do të ketë të pamundur që ta neutralizojë aciditetin i cili vazhdimisht krijohet nga këto ushqime,dhe për këtë arsye vjen deri te prishja shumë e shpejtë e dhëmbëve.

?4) Mungesa e vizitave të rregullta te stomatolgu

▫️Është shumë e rëndësishme që të kemi vizita të rregullta te dentisti në mënyrë që sa më herët të zbulohet “prishja” e dhëmbëve si dhe çrregullimet e tjera eventuale të shëndetit oral të fëmiut.Të mos pritet që fëmiu të ketë dhembje dhe atëherë të dërgohet për herë të parë te dentisti,sepse një veprim i tillë do të ketë pasoja në adaptimin e fëmiut me dentistin.Vizita e parë duhet të jetë vetëm e karakterit këshillues,fëmiu më lehtë do të mësohet me dentistin,dhe njëherit në vizitën e parë edhe fëmiu edhe prindi do të marrin këshilla profesionale rreth kujdesit ndaj shëndetit oral.

◽️Pse ne ndodhemi në një situatë të tillë?

▫️Në vendet e zhvilluara i kushtohet rëndësi shumë e madhe edukimit të prindërve rreth shëndetit oral,u mësohet teknika e drejt e pastrimit të dhëmbëve ,ushqyerja e drejtë dhe e shëndetshme.Eksistojnë programe shtetërore edukative dhe preventive të cilat zbatohen që nga nivelet e edukimit parafillor.
▫️Problemin mund të fillojmë ta lëvizim nga pika”zero”vetëm nëse ne si prindër fillojmë të vetëdijësohemi,të jemi më kërkues ,të informohemi e të kujdesemi më shumë për shëndetin oral të fëmijëve tonë.
▫️Të shpresojmë që në të ardhmen edhe te ne do të ketë programe shtërore të karakterit edukativ dhe preventiv rë cilat do të zbatoheshin që në nivelet e edukimit parafillor e të cilat do të kontribuonin mjaft në ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e ruajtjes dhe përparimit të shëndetit oral. /Familjadheshendeti.com