GJELLË ME PERIME

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Kjo recetë preferohet për fëmijë mbi 10 muaj pasi që bamjet dhe domatja testohet pas muajit të 10’të.

Kjo gjellë ka të gjitha aminoacidet esenciale, përmban ekuilibrin e duhur të proteinave dhe karbohidrateve, është e pasur me fibra, magnez, hekur, flavonoide, antioksidantë, kalium, zink. Sigurojnë nivele të larta të vitaminës A, vitaminës B (B1, B2, B6) dhe vitaminë C, K. Poashtu përmbanë edhe acidit folik.

Koha e përgatitjes 20 minuta.

Përbërësit:
Bamje;
Patate e ëmbël;
Kungulleshkë;
Domate;
Vaj Rapsi

 

Përgatitja:
Bamjet pastrohen dhe kullohen duke u prerë bishtin në formë konike.
Patatja e ëmbël pritet në rrathë.
Edhe kungulleshka pritet në rrathë.
Domatet priten në katrorka.

Në një enë me pak vaj rapsi (vaj bebesh) qesim pataten e ëmbët, fergohet derisa te zbuten rreth 2-3 min duke i shtuar gradualisht pak ujë. Shtojmë kungulleshkat dhe bamjet.
Vazhdojme zierjen e tyre dhe për 6-7 minuta, shtojmë domatet dhe vazhdojme zierjen edhe për 10 minuta.
Të gjitha së bashku i ziejmë pra derisa vërejmë se perimet tanim janë zbutur mjaftueshëm.
Ndalim temperaturën, mbulojmë enën dhe lëmë edhe për pak minuta. Mund ti shtojmë pak majdanoz sipas dëshirës.
Nuk i kemi blu në blinder sepse kemi fillu me copa por mund edhe të bluhen sipas nevojës së bebit.
Nuk përmbanë krip pasi që është ushqim për bebe nën 1 vjet. /Familjadheshendeti.com