Gjyshja dhe mbesa


Gjyshja takoi mbesën dhe e pyeti nëse mund ta puthte lehtë në kokën e saj të mëncur. Mbesa u përgjigj po menjëherë.
Gjyshja e pyeti:- Je e sigurt?

  • Nëna unë nuk dua të puth apo të më puthë njeri, por juve ju mbetet hatri!
  • Jo nuk më mbetet hatri. Mua do të më vijë mirë që ti të më thuash të vërtetën, pasi kjo tregon se ti nuk ke frikë nga unë dhe nuk i bën gjërat me zor apo se nuk ke kurajo të më kundërshtosh. Pra në të dy rastet unë do të ndihem mirë. Ti pranon të të puth se më do dhe ti më refuzon pasi ke besim te unë që nuk do më ngeli hatri, pra nuk ke frikë nga unë.
  • Po mamit do ti ngelet hatri?
  • Jo, por edhe mund ta pyesim.
    Mami ndërhyri menjëherë: – Do të më lejosh të të puth vetëm kur ta ndjesh dhe duash ti. Mua nuk më ngel hatri dhe ashtu siç të tha dhe nëna do të më vijë shumë mirë që ti nuk e bën një gjë me zor dhe nuk ke frikë nga unë. Të lutem shumë, ti nuk duhet të bësh asgjë duke u nisur se të tjerëve u ngel hatri. Ne të gjithë të duam shumë pavarësisht se si do reagosh ti. Ti po rritesh dhe po meson menyren me te mire per tu sjelle me veten dhe te tjeret. Po nuk të respektuam ne, të të prekim pa leje apo të të detyrojmë të na bindesh, pra të bësh atë që të themi ne edhe pse nuk të pëlqen, si do ta mësosh ti respektin ndaj vetes duke ju nënshtruar dëshirave tona (prindërve apo gjyshërve). Ti duhet të tregosh të vërtetën dhe ne duhet të të marrim leje për të prekur apo për të të puthur.
    Lira Gjika