Nga: Florina Lladrovci, Mastër i Ekologjisë
Kosova është nder vendet me te varfëra me ujëra në Evropë, mirëpo hidrografia e saj numëron shenon disa lumenj, liqene dhe burime që janë jetike për vendin tonë. Kjo varfëri e ujërave lidhet sepse te gjithë lumenjtë burojnë në vendin tonë Kosovë, ndersa derdhen në detet e rajonit.
Kosova ka disa burime karstike, burime te ujërave termale dhe minerale, lugina akulljanore dhe liqene.
Liqenet natyrore dhe artificiale në vendin tonë janë: liqeni i Radoniqit, liqeni i Radavcit, liqeni i Mitrovicës, liqeni i Perlepnices, liqeni i Livoqit, liqeni i Vasileves, liqeni i Breznices etj. Rëndesia e tyre është shumë e madhe si ujësjellës, peshkim e freskim.
Akumuluesit artificial: Ujëmani, Batllava, Radavci, Radoniqi etj. Llogaritet se 70% e popullatës kanë qasje në sistemin e ujësjellsit. Pjesa tjerter 30% furnizohen nga puset (bunaret) që janë burime jo te sigurta.
Kosova shenon disa lumenj: Drini i Bardhë, lumi Sitnica, lumi Ibër, lumi Mirusha, lumi Nerodime, Morava e Binçës, Lepenci, Ereniku, Lumbardhi i Prizrenit, lumi Drenica etj.
Drini i Bardhë
Drini i Bardhë është lumi më i madh në Kosovë, Drini buron në Bjeshkët e Nemuna përkatësisht në fshatin Radavc dhe është lumi më i gjatë në Kosovë (112 km) gjatësi. Drini i Bardhë është i dobishëm jetik për zonat që ai pershkon, ai plotëson nevojat për pirje, zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe industisë. Në Shqipëri bashkohet me Drinin e Zi dhe sëbashku derdhen në detin Adriatik.
Bifurkacioni i lumit Nerodime
Bifurkacioni i lumit Nerodime është rezervat natyrorë i kategorisë se parë me rëndesi shkencore, arsimore dhe turistike i cili është i mbrojtur me ligj që nga viti 1979.
Lumi Nerodime që gjendet në Ferizaj nihet për bifurkacionin si një mrekulli dhe një fakt i jashtzakonshëm i vetëm në Evropë e në botë i dyti i cili sëbashku me lumin Orinoko në Amerikën Jugore janë dy rastet e vetme në botë.
Kjo fakt (dukuri) ndodh kur lumi Nerodime nga ana e djathtë i bashkohet Sitnicës dhe sëbashku me Ibrin derdhen në detin e Zi, kurse nga ana e majtë i bashkohet lumit Vardar dhe derdhet në detin Egje.
Kanioni i Mirushës
Mirusha buron rrëzë malit të Carralevës dhe derdhet në anën e majtë te Drinit të Bardhë. Mirusha kalon nëpër shkëmbinjtë e Koznikut dhe formon luginë në formë kanjoni.
Kanjoni i Mirushës është nder zonat më interesante në Kosovë i cili kur kalon në rrjedhen e poshtme kalon nëpër një grykë që njihet si Kanjoni i lumit Mirusha. Në këtë pjesë janë 16 ujëvara me liqene që e përbëjnë pjesën më atraktive te kanjonit. Parku natyrorë i Mirushës gjendet në te dyja anët e rrjedhes së lumit Mirusha.
Lumi Mirusha shtrihet në tri komuna: Klinë, Malishevë dhe Rahovec dhe derdhen në Drinin e Bardhë.
Probemet e ujërave në Kosovë lidhen me cilësinë e ujërave. Shifrat zyrtare tregojnë se 48% e popullatës kanë qasje në sistemet e kanalizimit dhe gjithë këto shkarkime nuk kanë sistem për trajtimin e ujërave të zeza te perdorura nga qytetaret dhe ekonomitë e ndryshme. Këto mbetje derdhen pa kurfar trajtimi paraprak në resureset mbitokësore dhe nëntokësore. Kosova ende nuk ka impiant funksional për trajtimin e ujërave te zeza. Nga kjo rezulton qe sipas analizave te puseve (bunareve) në disa rajone te ndryshme rreth 70% e mostrav te marra sipas Institiutit Kombëtarë te Shendetsisë Publike rezultunë te jenë te ndotura në aspektin kimik dhe biologjik.
Do e përfundoj këtë shkrim (përmbledhje) me një thënje të një dr.shkences “Nëse i ofroni një qytetari një gotë ujë ju i keni ofru gjysmën e shendetit“. /Familjadheshendeti.com