Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste
Cilat elemente kimike të rëndësishme për organizmin i përmban hurma ?
Hurma është një pemë që përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët. Ato janë shumë të pasura për nga ndërtimi i tyre i brendshëm dhe i tejkalojnë frutat e tjera për nga shumëllojshmëria e përbërjes.
Hurmat përmbajnë sheqer, proteina, yndyrë, kalcium, sulfur, hekur, kalium, fosfor, mangan, bakër, magnezium dhe vitamina te rëndësishme (hurma është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, vitaminës A dhe C).
Hurma e pjekur është shumë e ëmbël, ajo përmban një sasi të lartë të sheqernave në glukozë dhe proteina.
Ndër përfitimet më të rëndësishme të hurmës është se kanë përmbajtje të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A. Kjo pemë mund të ulë rrezikun e kancerit.
Duke qenë një burim i shkëlqyer i hekurit, hurmat mund të jenë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia.
Ka përmbajtje të lartë të jodit, konsumi i rregullt i kësaj frute ndihmon në përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide, dhe kjo është një nga vetitë më të vlefshme të këtij fruti. Hurmat janë të pasura me kalcium dhe për këtë ndihmojnë në formimin e eshtrave.
Eksperimentet tregojnë se hurmat jane te dobishme per grate shatzëna, për shkakë të mineraleve dhe vitaminave që posedojnë poashtu ndihmojë në procesin e lindjes dhe në të njëjtën kohë zvogëlon gjakderdhjen pas lindjes.
Hurmat janë ushqimi i mirë për lehonat dhe ato që janë duke u dhënë gji fëmijëve sepse pasurojnë qumështin e nënës me të gjitha elementet e nevojshme për t’a bërë fëmijën të shëndoshë.
Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet: Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë.
Sigurisht, për t’i gëzuar të gjitha të mirat shëndetësore të hurmës është e rekomandueshme që të konsumoni fruta të freskëta./Familjadheshendeti.com