“I braktisuri” nga prindi dhe shteti

Mund të jetë hera e parë që shihni një Çertifikatë të tillë të Lindjes. I përket një fëmiu të braktisur! Jashtëzakonisht e dhimbshme!

Konventa për të Drejtat e Fëmijës dhe Konventa për Adoptimin e Fëmijëve, nuk e etiketojnë fëmiun si “të braktisur”. Kur flet për të drejtat e këtyre fëmijëve, Konventa përdor shprehjet vijuese “një fëmijë i privuar përkohësisht ose përgjithmonë nga mjedisi i tij/saj familjar”.

Krahas të drejtës për t’u strehuar e mbrojtur nga shteti, këta fëmijë kanë të drejtën themelore për të ditur identitetin dhe origjinën e tyre! Shtetet detyrohen që të i ruajnë informatat lidhur me prindërit biologjik dhe adoptimin e fëmijëve të braktisur për të paktën 50 vite!

Në këtë rast, me kërkesën e këtyre fëmijëve, e posaçërisht kur ata të arrijnë moshën madhore, shteti obligohet që t’iu ofrojë të dhëna lidhur me prindërit e tyre biologjik. Këtë garancë juridike e përcakton edhe Ligji jonë për Familjen, në Nenin 194.

Megjithatë, institucionet shtetërore, e specifikisht nëpunësit civil pranë Qendres për Punë Sociale dhe Klinikës Gjinekologjike të QKUK-së, duke shkelur ligjin e keqpërdorur detyrën zyrtare, luajnë rolin e “mbrojtësve të prindërve biologjik”. Ata shprehën se nuk mund të ofrojnë të dhënat e kërkuara ngase mund “të prishet familja të cilën prindi biologjik mund ta ketë ndërtuar më pas”!

Baza ligjore për një sjellje të tillë të këtyrë nënpunësve civil nuk ekziston! Në kornizën tonë ligjore, për prindërit biologjik (braktisës të fëmiut apo dhënës së fëmiut në adoptim) nuk ekziston e ashtuquajtura “E drejta për t’u harruar apo e drejta për t’u mbajtur anonim”.

Prandaj, duhet të përdorën të gjitha mjetet juridike që fëmijet e braktisur dhe fëmijet e adoptuar të i gëzojnë të drejtat elementare të tyre në këtë shtet!
Nora Huseinoviq Veliu

familjeeshendoshe