I dashuri burri im,

Ka netë që nuk të përqafoj të të them natën e mirë.
Ka ditë që unë harroj të të pyes se si kaloi dita jote.
Ka ditë që unë jam shumë e lodhur.
Ka ditë që unë bile as nuk mund të mendoj.
Ka ditë që unë kam nevoj vetëm për një përqafim.
Dhe ka ditë që unë vetëm dua të qaj.
⁣⁣⁣⁣
Më vjen keq që së fundi nuk kam qenë vetvetja.
Më vjen keq që ti e ndien këtë.
Më vjen keq që nuk isha duke të dëgjuar kur ti flisje.
Më vjen keq që jam në ankth.
Më vjen keq qê nuk buzëqeshi
Më vjen keq kam nevojë për më shumë kohë.
⁣⁣⁣⁣
Të lutem dije që jam duke u përpjekur shumë që të jem mirë.
Të lutem dije që do të doja tê ishte ndryshe.
Të lutem dije që kam një ngarkesë të madhe.
Të lutem dije që jam duke e luftuar.
Të lutem dije që kurrë nuk të marrë për të mirëqenë.
E di që kjo është e përkohshme.
Të lutem dije qê do e kaloj edhe këtë.
Të lutem dije që kam nevoj për ty.
Të lutem dije që të dua shumë.
⁣⁣⁣⁣
Me dashuri,
⁣⁣⁣⁣
Gruaja Jote.
⁣⁣⁣⁣
Depresioni paslindjes na prek të gjithave sidomos pas lindjes së parë.
Duhet ti shprehim ndjenjat tona, të flasim hapur si dhe të kërkojmë ndihmë pa u bërê vonë.
Të jesh nënë e mirë duhet të jesh nënë pa depresion dhe më përkrahjen dhe ndihmën e bashkëshortit dhe rrethit tuaj.
Jemi të forta por jemi njerëz, mos harroni.

Remzije Makolli