I THUAJ “JO” ABORTIT

Nga Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dijetolog-Nutricionist

 

Askush nuk ka te drejtë të vendos te ndërpres jetën e dikujt tjetër.Këtë të drejtë nuk e ka as mjeku juaj.

Askush nuk ka të drejtë të propozoj abortin për një fwmije me sindromën Down.

Rasti i nënës së mëposhtme tregon më së miri gabimin që bën të gjithë kur e këshilluan të abortonte.
Ajo nënë sot jeton me vajzën e saj të vecantë por tërësisht të mrekullueshme .
Ne jemi ne këtë Bote të ofrojme dashuri ,të ndihmojme e jo të nderpresim jetën e dikuj tjeter në emrion.

Një nënë e re vendosi që ta mbajë fëmijën e saj në kohën kur ende ishte shtatëzënë, edhe pse doktori i saj e këshilloi ta abortojë pasi bebja ishte me Sindromën Down.
Ishte nwna ajo qw besoj qw nuk duhej tw bwnte abortin .

Por çfarë ndodhi me nënën dhe vajzën që lindi?

Sot Emersyn është rritur dhe bën një jetë normale me nënën dhe babain e saj. Courtney Baker nga Australia thotë se e rriti me dashuri e përkushtim vajzën e saj pavarësisht këshillës së doktorit, ashtu siç bëjnë nënat për fëmijët, duke mos e penguar aspak gjendja e saj.
Courtney Baker thotë:
Unë nuk e dija se sa e rëndë ishte situata dhe gjithçka doja ishte ndihma jote. Por, në vend të mbështetjes dhe inkurajimit, ju më sugjeruat një abort”.
15 muaj pas lindjes së vajzës Courtney Baker i ka drejtuar një letër publike mjekut që i tha të abortojë duke e akuzuar se në periudhën më të vështirë të jetës, ai në vend që ta mbështesë i tha të heqë dorë nga fëmija.

Letra e nënës për doktorin:

I dashur Doktor,
Unë kam ardhur tek ju gjatë periudhës më të vështirë të jetës sime. Isha e tmerruar, e shqetësuar, e zhgënjyer.
Unë nuk e dija se sa e rëndë ishte situata dhe gjithçka doja ishte ndihma jote. Por, në vend të mbështetjes dhe inkurajimit, ju më sugjeruat një abort.
Ju më pyetët mua dhe partnerin tim në qoftë se ne e kishim kuptuar se si vajza jonë me sindromën Dwnn do të ulte cilësinë e jetës sonë.
Na sugjeruat që të rishqyrtojmë vendimin tonë për të vazhduar shtatzëninë. Periudha më e vështirë e jetës sime, për shkak se ju nuk e thatë kurrë të vërtetën. Vajza ime e vogël ishte e përsosur.
Unë nuk jam e zemëruar. Unë jam vetëm e trishtuar. Unë jam e trishtuar sepse jeni tmerrësisht i gabuar kur thoni se një fëmijë me sindromin Down mund të përkeqësojë cilësinë e jetës sonë.
Dhe unë e kam zemërën të thyer në mendimin që ju mund ta thoni edhe sot, për një nënë. Por më së shumti unë jam e trishtuar për faktin se ju kurrë nuk do të keni privilegjin të dini për vajzën time, Emersyn.
Sepse, Emersyn jo vetëm përmirësoi cilësinë e jetës sonë, por ajo ka prekur zemrat e qindra njerëzve. Ajo na dha një vendosmëri dhe gëzimin që janë të pamundura për tu përshkruar.
Ajo na dha buzëqeshjet më të mëdha, të qeshura, puthjet më të ëmbëla që kam marrë ndonjëherë. Ajo ka hapur sytë e mi për bukurinë e vërtetë dhe dashurinë e pastër.
Lutja ime është kur të shihni fëmijë të tjerë me Sindromin Down strukur në barkun e nënës më mbaj mend mua dhe thoni: “Fëmija juaj është absolutisht e përsosur”. /Familjadheshendeti.com