Ilaç natyral kundër kollës e bronhitit

Nga Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dijetolog-Nutricionist

(mosha 7 deri 12 muaj)

Fëmija juaj është nga mosha 7 deri 12 muaj. Kollitjen e shpeshtë dhe bronhitin në kushte shtepiake mund t’i trajtoni me recetën e mëposhtme.

Përbërësit që i’u nevojiten:

• 400 ml ujë të vluar
• 2 banane të mesme, të pjekura mire
• gjysmë molle

Si ta përgatisni?

Në fillim duhet t’i qëroni bananet dhe t’i shtypni ngadalë me një lugë ose pirun druri. Nuk preferohet në asnjë mënyrë të përdorni lugë ose pirun nga metali.
Pasi t’i keni qëruar bananet, i hudhni në një tenxehere dhe shtoni ujin e vluar. Lëreni të qëndrojë përzierja kështu për 30 minuta.
Ne nje tenxhere tjeter merreni 1/2 e një molle mesatare. Pastrojeni mollën mirë, qërojeni dhe prejeni në copëza. Hidhni në një enë 2-4 lugë me ujë, hidhni copëzat e mollës dhe ziejeni deri sa të zbuten (rreth 5-10 minuta). Largoni mollën e zier nga ena, dhe futeni në blender, për ta bluar deri sa të merr formën e puresë.
Kur përzierja nga bananet fillon të ftohet, i vendosni edhe përmbajtjen e mollës dhe e përzieni per 3 min së bashku derisa të jetë një mase e përbashket. Lëreni të ftohet, atëherë mund të perdorni tre deri katër herë në ditë.

Si ta përdorni këtë ilaç natyral?

Duhet të konsumoni 30 deri 100 ml nga kjo pije tre deri katër herë në ditë

Muji i 7-të : 3 herë në ditë nga 30 ml (në total 90 ml)
Muaji 8-9-të: 4 herë në ditë nga 50 ml (në total 200 ml)
Muaji 10 – 12-të: 4 herë në ditë nga 80 deri 100 ml (në total 320 – 400 ml)

Kjo sasi e përbërësve që është më lartë është e mjaftueshme për një ditë sepse ju duhet ta përgatisni ilaçin e freskët çdo mëngjes. Ruajeni masën në kavanoza qelqi nga mengjesi në darkë.
Përdorimi bëhet për pesë ditë.

Kjo recetë nuk guxon të përdoret për fëmijët nën 7 muaj.

Vlerat ushqyese të bananes :

Kremi i bananeve është një ilaç shumë i mirë kundër kollës dhe bronkitit. E shijshme, e shëndetshme dhe një burim i vlefshëm i kaliumit, proteinave dhe karbohidrateve komplekse, si dhe vitaminave dhe mineraleve të shumta.
Përveç kësaj bananet gjithashtu përmbajnë triptofan, një aminoacid që e bën serotoninën, një përbërës aktiv në sistemin nervor. Në mesin e shumë funksioneve që kryhen në sistemin nervor, ajo rregullon gjumin dhe oreksin dhe rritë ndjenjen e relaksit duke ndihmuar foshnjën.

Vlerat ushqyese të mollës :

Substancat e pranishme te molla pastrojnë rrugët e frymëmarrjes duke permbajtur ujë, proteina, shumë pak yndyrna, sheqer i disa llojeve si fruktozë, glukozë dhe sakarozë, fibra e kripëra minerale si kaliumi, fosfori, kalciumi, magnezi dhe vitaminat C, PP, B1, B2, A. Molla ka pak kalori por falë sasisë së madhe të fibrave ajo krijon ndjesinë ngopjes dhe rregullon florën intestinale. /Familjadheshendeti.com