Ju porosis që të siilleni mirë me gratë tuaja

Ai kur kthehej nga puna me vrap hante darkën dhe më pas kishte orarin e caktuar me shokë për lojë futbolli, ose takim me shokë në kafe dhe kështu relaksonte veten çdo ditë.

Pa e vërenjtur fare fytyrën e gruas, e mërzitur, e lodhur me fëmijët dhe me punët e shtëpisë, madje nëse ajo pak ankohej ai i thoshte se tërë ditën në punë tani është rradha e relaksimit të mendjes dhe trupit, gjë që e realizonte me të huaj jashtë shtëpisë.

Kjo grua që tërë ditën duheshte të gatuaj e të kujdeset për familjen ndodhte që dhe pas darkën ta kalonte me mysafirë nga familja e burrit, ajo ishte mikpritëse ndonëse asnjëherë nga burri e nga askush nuk merrte ndonjë falenderim a mirënjohje.

Kaluan vite me rutinën në fjalë, kur ajo një ditë u sëmur dhe kaloi shumë ditë në spital.

Burrit iu kthye bota rrotull!

Kur vinte nga puna nuk kishte më gjellë të nxehtë, as pastërti në nivelin e duhur, as fëmijë me rroba të lara me aromë të këndshme, as mysafirë..

Fëmijë të demoralizuar, të mërzitur, të strukur në një anë..

Shtëpi e vdekur, e thatë, pa zë, e heshtur e vetmuar!

Pas kësaj i shkroi gruas këtë mesazh:

E dashur, nëna e fëmijëve të mi, kujdestarja dhe drita e shtëpisë, lus Zotin të shërohesh sa më shpejtë, të kthehesh në mesin tonë, na mungon aq shumë, sot e di vlerën tënde, paskam qenë me sy në ballë por qor, ndihem aq keq..
Më fal e dashur që për kaq vite nuk ta paskam ditë vlerën ?

Këshillë: Kujdesuni për gratë, ato më shumë i vret injorimi nga ana e burrit se mungesa e ushqimit, atyre u lulëzon shpirti nga fjalët e ëmbla, nga një falenderim i vogël, nga një lule e bukur..
Profeti ynë i dashur thotë:

” Ju porosis që të siilleni mirë me gratë tuaja”

Emine Bajrami

familjeeshendoshe