Ka edhe burra të mirë!
Po pra!
Ka edhe të mirë
Të tillë që nuk të detyrojnë, por të respektojnë dëshirat
Burra që nuk të fyejnë
Nuk të sundojnë e nuk të kontrollojnë
Të tillë që nuk qeshin me idetë tua
Dhe nuk e godasin tavolinën kur dalin nga takti
Po pra!
Ka edhe burra të mirë
Që me gruan ndajnë jetën
Dhe nuk e tradhëtojnë me tjetrën
Të tillë që përpiqen për familjen, për shtëpinë e të ardhmen
Burra që nuk janë përdhunues
Të tillë që ecin rrugës së vet
Nuk e kthejnë kokën me të fishkëllu
Nuk e hapin dritaren e veturës me të lëshu fjalë e me të ofendu
Ka edhe burra të mirë
Mehlem i plagëve të familjes
Forcë e mburojë e shtëpisë
Të tillë që nuk çojnë dorë mbi gruan
Nuk përdorin dhunë
Burra që janë bekim për gruan, e mbështesin dhe me sinqeritet e duan
Një burrë i tillë meriton respekt
Dashuri pa fund e dinjitet!
Blerina Ademi Sahiti