Kanella

Kanella nuk është vetëm një erëz e shijshme, por ajo ka përfitime shëndetësore për shkak të vetive antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Përdorimi i kanellës është i lejuar gjatë procesit të shtatzënisë, madje ka shumë përfitime shëndetësore siç janë: ulja e rrezikut të infeksioneve siç janë ftohja dhe gripi, duke ndikuar në rritjen e sistemit imunitar.
Kanella ka sasi të madhe antioksidantësh për të luftuar radikalet e lira në organizëm, të cilat mund të dëmtojnë organizmin dhe të shkaktojnë infeksione të ndryshme bakteriale dhe kërpudhore, që janë shumë të shprehura në shtatzëni.

Kanella vepron si një agjent anti-inflamator, duke ulur inflamacionin në të gjithë trupin, për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të nyjeve dhe të muskujve.

Mund të kontribuojë në uljen e presionit të gjakut, marrë parasysh se është e shpeshtë ngritja e tensionit të gjakut të një gruaje shtatzënë si dhe ndikon në rregullimin e sheqerit në gjak.

Në disa njerëz mund të shkaktojë edhe një reaksion alergjik, i cili karakterizohet nga një kruarje në gojë ose gjuhë, skuqje të lëkurës ose vështirësi në frymëmarrje.

Konsumimi i tepërt i kanellës gjithashtu mund të shkaktojë urth ose dispepsi (probleme me lukth).
Kanella mund të ulë numrin e trombociteve,andaj të MOS përdoret nëse merrni barna për hollimin e gjakut (qoftë edhe Aspirinë 100mg) sepse mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes gjatë lindjes, sidomos te lindjet me prerje cezariane.
Të konsumohet në masë të moderuar, ju bëftë shëndet ?

Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi, Farmaciste