Karrocen e shtyu shpirti, jo duart.
Me vjen me u zgju në këmbë por nuk mundem ,shpesh kam dëshirë me vrapu jo vetëm në ëndërra po edhe në realitet .
Edhe unë du më qenë si ti ama bash si ti
Po ti më refuzove më dhe shqelmin e parë me sa forcë pate.
E di cfarë nuk më lëndoj shqelmi yt cka ma bëri veprimi yt.
Më la pa gjymtyrë jo vetëm në organe, por edhe pa gjymtyrë në zemër.
Por më e keqja e kësaj ishte se më la të jetoj edhe i urryer,jo vetëm nga të tjerët ,por edhe nga vetja.
Mbrapa kësaj besoj qe e di shumë mirë e di kush është qëndron,aman aman mos e ul kokën kinse ke dhembshuri.
Ti je djall bashkë me të edhe tym i zi ama bash si tymi i cigarës qe të shti me rrjedh lot pa arsye.
Ti ama bash ti me le pa mendje ,por dhe pa zemër.
E urrej vetën vetëm se ti ma fute ketë në kokë ,urrej gjithçka por më së shumti ty.
Dua me u largu nga kjo botë ,por jo pa luftu me ty ,por më shumë për vetën .
Dua të tregoj se edhe karroca ime eci më shumë se këmbët e tua.
Dua tregoj qe më mirë gjymtyrë të lënduara se të lëndosh zemra të dërmuara.
Pranvera Qerimi