Këtë nuk ua pata borxh!!

Kur shkjau bijat m’i përdhunoj,

e dija se me çfarë monstre kisha të bëj

por ty, ty që me fukurallëkun tim të ushqeva

çfarë borxhi ta kisha, ta poshtërosh bijën time, e motrën tënde! 

ty që nuk di si të të quaj, si të të emërtoj!!

Isha në robëri por gjeja prehje në moralin e bijëve të mi,

tani në liri, humbi morali me të humbi fuqia dhe krenaria ime.

Ndjehem e katandisur në mes
bijëve të mi, njëri më copton, tjetri më turpëron

Këtë nuk ua pata borxh!!

Unë Nëna juaj
#Kosova

Autor: Rijad H. Imeri