Kjo foto e cila po bën bujë në rrjetet sociale, është e një kirurgu kinez të cilin e kishte zënë gjumi në sallën e operacionit.
Emri i tij është Shan Bjing, ai brenda kësaj dite i kishte bërë gjashtë ndërhyrje kirurgjike pa ndërprerë duke i kaluar mbi 20 orë në sallën e operacionit, në spitalin në të cilin edhe punon në regjionin e Kuitshusë në juglindje të Kinës.
Pasi i kishte kryer me sukses pesë ndërhyrje kirurgjike, duke u përgatitur për të shkuar në shtëpi, u dëgjua alarmi i ndihmës së shpejtë e cila kishte sjellur me vete një njeri i cili e kishte humbur krahun e tij në makinën e prerjes së mishit.
Me të shpejt Shan Bjing e veshi mantelin e gjelbërt për tu kthyer sërish në sallën e operimit, ndërhyrje e cila zgjati jo më pak se 8 orë, në përpjekje për t’ia kthyer pacientit krahun e tij.
Pasi e kreu operimin, u ul pranë pacientit të tij duke ia mbajtur krahun e tij lart që t’i mundësohet qarkullimi i gjakut në të dhe për ta evituar ndonjë lëndim të mundshëm!
Rraskapitja e tepërt e kishte bërë që ta kaploj gjumi në këtë sallë, e kolegët e tij e kishin shfrytëzuar këtë rast për ta fotografuar atë.
Përkthim: Rijad H Imeri.
Ps:
” Të jesh një super-hero nuk do të thotë të dijsh të fluturosh, por ta japësh maksimumin për ta shpëtuar një jetë njeriu.