Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste
Kivi është një pemë ekzotike që prejardhjen e ka nga Kina dhe konsiderohet si fryt nacional kinez. Ka shije intensive të lëngshme, është e butë dhe me fara të zeza. Kivi është një nga ushqimet më të shëndetshme.
Edhe në vendin tonë rritet kivi dhe meqenëse jemi në sezonën e tij po mundohemi ti konsumojmë bio nga kopshti.
Kur është mosha e përshtatshme për testimin e kivit?
Mosha e testimit të kivit është në mes muajve 10-12.
Prezantimi i parakohshëm i disa ushqimeve mund të shkaktojë alergji dhe shumë probleme të tjera tek një fëmijë. Një nga këto ushqime është edhe kivi, një frut që nëse prezantohet në kohën e duhur është shumë i shëndetshëm për bebet.
Nëse në familjen tuaj nuk keni pasur paraprakisht histori alergjie nga kivi mund ta testoni nga muaji i 10’të por nëse tek ndonjë anëtar i familjes (prindërit, vëllezrit e motrat më të mëdhenjë) janë paraqitur reaksione alergjike atëherë prisni deri më muajim e 12’të si dhe paraprakisht konsultohuni me pediatrin tuaj para testimit.
Kivi është një frut acidik dhe kjo është një ndër arsyet që e bënë më të vështirë për tu testuar para kohe tek bebet. Aciditeti i tepërt mund të shkaktojë skuqje të gojës.
Disa fruta mund të shkaktojnë skuqje rreth gojës nëse testohen paraprakisht si: kivi, portokalli, dredhëza, mjedrat. Por nëse paraqitet kjo gjendje mos u frikësoni sepse kjo është vetëm një iritim i lëkurës dhe nuk është e dëmshme.
Cilat elemente kimike i përmbanë kivi?
Kivi është i pasur me vitamina të shumta, në veçanti me sasi të madhe të vitaminës C, fibra, antioksidant, kalium dhe një sasi të mirë të betakarotenit. Kivi është një ndër frutat më të shëndetshme dhe kjo është veçanërisht e dobishme pasi pengon një sërë sëmundjesh tek bebet. Ky frutë përmban sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A.
Kivi përmban vitaminë C në sasi më të madhe se portokalli.
Një kokërr mesatare e kivit përmbanë:
VITAMINAT
Vitamin A – 66 IU
Vitamin C – 70.5 m
Vitamin B1 (tiamin) –0 .02 mg
Vitamin B2 (riboflavin) – 0.02 mg
Niacin – 0.26 mg
Folate – 19 mcg
MINERALET:
Kalium– 237 mg
Fosfor– 26 mg
Magnez – 13 mg
Kalcium – 26 mg
Natrium – 2 mg
Hekur – 0.24 mg
Si dhe në sasi të vogë mangan, bakër dhe zink.
Poashtu kivi është një burim i shkëlqyer me fibra ushqyese rreth 16% të vlerës së nevojshme ditore dhe antioksidantë.
Përfitimet që ka bebi nga kivi
?️Një kivi përmban rreth 230% të sasisë së rekomanduar të vitaminës C për një ditë, për fëmijët nën 1 vjeç.
Sasia e madhe e vitaminës C e mbron sistemin imunitar të bebit dhe rrit efikasitetin e absorbimit të hekurit nga ushqimi.
?️Kivi çliron konstipacionin si dhe ndihmon në luftimin e shumë sëmundjeve për shkak se është i pasur me antioksidantë.
?️Kivi përmbanë edhe fitonutrientë të cilët ndihmojnë në riparimin e ADN-së duke ofruar mbrojtje nga disa lloje kanceri.
?️Kivi besohet se mund të parandaloj astmën.
?️ Gjithashtu kivi është i pasur me hekur, kalçium, kalium, magnez dhe zink, dhe të gjitha këto janë shumë të nevojshme për zhvillimin normal të bebit.
A duhet të largohen farërat e vogla të kivit?
Nuk duhet ti hiqni farat gjatë testimit tek fëmija juaj. Farat janë shumë të vogla dhe nuk mund të paraqesin ndonjë rrezik që mund ti mbesin në fyt. Bazohuni në aftësitë e bebit tuaj se si arrinë ti kapërdij ushqimet. Për një fëmijë të moshës 10 muajshe që zakonisht në këtë moshë fillonë të hajë edhe me copa nuk mund të jenë penges farat e kivit.
Si duhet ti zgjidhni kivit?
Mundohuni ti zgjidhni ato që janë të rritura në mënyrë organike. Tani meqenëse është sezona e tyre mund ti merrni ato vendore. Megjithatë, kivi nuk është ndër ato fruta, të cilat janë të kontaminuara për shkak të pesticideve. Mos përzgjedhni ato me lëkurë të zbërthyeshme, nëse janë më të butë, ose kanë njolla të lagështa. Zgjidhni më të fortë dhe prisni derisa të zbuten. Vendosni një kivi të fortë në një qese letre me një banane ose mollë ose dardhë për tu zbutur fruti brenda dy ditësh.
Si duhet ti servohet fëmijës?
Një fëmijë i moshës 10-12 muajsh mund ta hajë me copa të vogla nëse veç ka filluar të kapërdijë. /Familjadheshendeti.com