Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste
Pas testimit kosin mund t’ja jepni fëmijës të shoqëruar me fruta të stinës, por do ishte e preferueshme që frutat të jenë me shije të ëmbël si mollë, dardhë, banane, pjeshkë, mango etj. Në këtë mënyrë ju do formoni një jogurt frutash me pemë të freskëta dhe pa konzervas, shumë të shëndetshëm për fëmijën tuaj.
Mos e ëmbëlsoni kosin me fruta me mjaltë për fëmijët nën 1 vjeç sepse mjalti mund të shkaktojë botulizmin nën moshën 1 vjeçare.
Mango përpos si e vetme mund të kombinohet me pemë të tjera ose me kos shtëpie. Mango një frut ezgotik i pasur me shumë minerale dhe potasium do të ishte shije perfekte për messhujtë për fëmijët tuaj.
Mango është një frut shumë i pasur me vitaminë A si edhe me karotenoide (element që mbron kockat e fëmijës).
Mangot gjithashtu janë shumë të pasura me fibra, kanë pak kalori, shumë vitaminë C dhe B si edhe shume hekur, kalium dhe proteina.
Përbërësit për këtë recetë:
•100gram kos shtëpie
•1/4 mango
Përgatitja:
Lajeni dhe pastrojeni mirë mangon. Largojini bërthamën dhe lëvoren.
Bluajeni mangon duke i shtuar kosin.
I bëftë mirë bebit. /Familjadheshendeti.com