KREM SUPE ME BROKOLI

Nga Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dijetolog-Nutricionist

(nga muaji i dhjetë)

Është e nevojshme:

2 lugë gjelle vaj ulliri
1 kokë të mesme (50g) qepë të zezë
2 thelpinj hudhre
2 karrota të mesme (nga 30 g)
1 copë (50 g) selino
2 patate të mesme (40 g)
300 g brokoli
ujë

Përgaditja:

Në një tenxhere hedhim dy lugë gjelle vaj ulliri e vendosim në zjarr dhe më pas shtojmë qepën , shtoni karota të copëtuara, selino e grimëcuar , hudher të grimëcua dhe patatet e e përgaditura në formë kubash i kavërdisim të gjitha bashkë për 2 minuta dhe pastaj i shtojmë edhe brokolin dhe i kavërdisim edhe 2 min tjerë . Më pas, shtojmë lëngun e nxehtë të perimeve dhe i lëmë të zjejnë bashkë përreth 25 minuta.
I heqim nga zjarri dhe i fusim në mikser derisa të jetë përftuar një masë kremoze e supës. Më pas tenxheren e vendosim edhe për disa minuta të tjera në zjarr. E përziejm edhe 10 minutash dhe e heqim nga zjarri. Krem supa është gati .Bebi juaj do e shijoj me kënaqësi.

Sherbehet mesatarisht e ngrohtë.

Vlerat ushqyese

Kjo supë është e përshtatshme për bebet nga muaji i dhjete . E kombinuar në një recetë supe dhe e gatuar me disa përbërës të tjerë po aq të shëndetshëm siç është hudhra, patatet ,selino si dhe vaji i ullirit. Në këtë supë pergadisni nje pjatë e cila është e mbushur plot me vlera ushqyese-shëndetsore te rendesishme per rritjen dhe zhvillimin normal te bebi tiuaj krahas shijes së lehtë dhe kremoze të saj. Kjo supe mund të përdoret edhe tek te gjithe moshat mbi 10 muaj pa përjashtimë.
Brokoli përmban vetëm 34 kalori në 100 gram, që e bënë një ushqim dietetik ideale sa i përket kalorive por në anën tjetër është e mbushur me vitaminë C, vitaminë A, riboflavin, kalcium, magnez, hekur, fosfor dhe kalium. Kjo perime shërben edhe si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve që përmirësojnë funksionet e kësaj vitamine.
Për moshat më të rritura proçesi i detoksifikimit mbështetet nga substancaa si glukorafanina, glukonasturtina dhe glukobrasicina, të cilat aktivizojnë, neutralizojnë dhe eliminojnë ndotësit e dëmshëm të organizmit. Brokoli duke qenë e pasur me mineralet alkalinë e ndihmon organizmin të ulë nivelet e dëmshme të aciditetit dhe e pastron atë nga toksinat.
Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave.
Kjo supë është një alternativë shumë e mirë për të mposhtur virozat dhe ftohjet e lehta të stinës.
Provojeni dhe bejeni pjese të kuzhines suaj për bebin tuaj nga muaji i dhjetë por edhe për anëtarët tjerë të familjes.
/Familjadheshendeti.com