Nga Dr Kujtim Ukëperaj
Kirurg i Fëmijëve
(Mungesa e testisëve në qesen skrotale)
Fëmijet e lindur me kriptorhizëm kanë kanë shkallë të lartë të rrezikut të problemeve shëndetësore siq janë, infertiliteti dhe kanceri sidomos nëse intervenimi kirugjik nuk bëhët në kohën e duhur.
Rreth 3% e fëmijëve meshkuj nuk i kanë të dy testisët në qesen skrotale pas lindjes, anomali kjo e njohur si kriptorhizëm(testisi nuk gjendet në qesen skrotale por në kanalin inguinal ose abdomen)
Fëmijët e lindur parakohe kanë inicidencë më të lartë.
Kështu që secili mjekë qoftë mjekë familjarë ose pediatër meqë këta janë më së shpeshti në kontakt me fëmijët në veqanti Pediatri, duhet të ekzaminojnë qdo fëmijë mashkull për prezencën e testisëve në qesen skrotale.
Në shumicën e rasteve testisët zbresin spontanisht deri në muajin e parë të jetës,mirëpo nësë kjo nuk ndodhë deri në muajin e gjashtë, Pediatri ose mjeku familjarë duhet udhëzuar fëmiun për konsult te kirurgu i fëmijëve.
Intervenimi kirugjik realizohet pas muajit të 9 ose para muajit të 18 të jetës. Sipas studimeve te fundit të një ekipi hulumtues në Sidnei fëmijët duhet ti nënshtrohen intervenimit kirugjik pas muajit të 9 respektivisht para muajit të 18 (autori i studimit Francisco Shneuer Sidnei) sipas hulumtimit në fjalë intervenimi kirurgjik para muajit të 18 e zvogëlon shkallën e infertilitetit dhe redukton rrezikun për kancer.Për për qdo 6 muaj që shtyhet intervenimi kirurgjik e rritë rrezikun e kancerit testikularë për 6%, dhe rrezikun për infertilitet për 5 %. Nëse testisi nuk zbret vetëvetiu në skrotum deri në muajin e 6 atëherë kjo nuk do të ndodhë pa intervenim kirugjik. ( Tomas F.Kolon Urolog i Fëmijëve Universiteti i Philadelfisë SHBA)
Qdo fëmijë te i cili njëri ose dy testisët nuk kanë zbritur në qesen skrotale duhet të vizitohet nga Kirurgu i Fëmijëve për të vlerësuar nësë fëmiu ka nevojë për intervenim kirugjik./Familjadheshendeti.com