Shkruan: Fjolla Spanca
I neruemi kryeminister #RamushHaradinaj,
Per aq kohe sa ndajme nji Toke bashke; per aq vite sa Ju gzoni pagen prej taksave tona, madje per aq sa do te jeni n’krye te atdheut tone, do ish goxha fisnike te tregoheshit ma i fisem kur lshoni florinin mbi femijte e Kosoves ‘tjeter’ – Kosoves se Instagramit!!! (per bese, ajo asht e rreme dhe s’perfaqeson gjendjen e popullit ne shumice!!!)
Kryeminister,
Ndersa ju kremtoni me nji familje, mos i verbnoni syte kundrejt qindra femijeve qe po luftojne per jeten, ne Kosoven e Pavaresise!
Nderkohe qe ju falni flori Kryeminister, qytetaret e Kosoves shesin shpi per me u kurue nga smundjet e turli sojshme …
Kur ju hedhni valle e ngreni dolli Kryeminister, familjet shqiptare neper Kosove varrosin femijte qe humbin jeten ‘aksidentalisht’ ne memedhe!
#Kryeminister,
Ju mund te dhuroni çka t’ju doje zemra miqve tuaj, por asesi te perdorni simbolet e Kosoves se Adem Jasharit per t’i ba qejfin veç disave!
Ju nuk mund ta shfrytezoni postin ne Republiken e atyne qe s’jane ma …
Nuk asht per Burrshtetasin e Nershem me dhurue dukat’ per femijte e miqve n’emen te Republikes se Kosoves! Jo!
Jo ne kohnat kur rinia i ka marre udhet e gurbetit dhe po e braktis atdheun!
Nuk asht pune e Bukur me i injorue t’dobetit, Kryeminister! Ata qe s’jane nipa artistesh e politikanesh!!
Ju, Kryeminister, keni dalun prej nji Ode jo pak te nerueme! Nuk asht per sojin tuej me u ba rezil me gjana t’vogla! Nuk asht per nji qytetar qe e ka shkelun Boten krekosja me luks n’emen te Kosoves!
*
Kryeminister,
Anise ti s’ke me e lexue kurre kete copeze, as keshilltaret e tu diplomashume, te pakten ndali rojat e tua te mos versulen masi t’i kene kqyr e keqkuptue keta rreshta! Madje, mos guxo me kercenue familjare e miqasi, me vendet e punes se ‘ajo e juaja po flet si teper’
#Kryeminister,
Kosova bahet me Dashni, Pune, Ligj e Drejtesi!
(Jo me kanagjeqe, dasma, babina e syneti!)
Fjollshëm,
prej Mitrovicës së gjymtume! /www.familjadheshëndeti.com